Digjet makina pranë Kryeministrisë, dyshohet për ngjarje aksidentale
Tiranë- Një automjet ka marrë flakë sot pranë selisë së Kryeministrisë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Papritur makina tip “Wolkswagen” ka filluar të nxjerrë tym nga motorri dhe më pas ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj ka mundur të dalë nga automjeti.
Sipas deklaratës së vetë shoferit ai ka qenë duke pritur hapjen e semaforit dhe ka vënë re tymin që po nxirrte makina dhe e ka parkuar atë pranë selisë së ekzekutivit.
Pas pak minutash flakët e shumta e kanë shkrumbuar tërësisht autmojetin. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët bënë shuarjen e plotë të zjarrit.