Falimenti godet Finiqin, biznesi nuk shlyen detyrimet, shitjet 50% më pak
Delvinë- Janë dhjetra biznese të mëdha që po falimentojnë në rrugën Finiq-Sarandë. Pronarët e këtyre bizneseve thonë se nuk kanë likujditet, kanë rënie të shitjeve dhe pamundësi për të shlyer detyrimet tatimore, e në këto kushte 25 prej tyre tanimë kanë dorëzuar licensat.
Bizneset e kësaj zone thonë se shitjet e tyre kanë rënë me të paktën me 50% krahasuar me vitin 2012.
Komuna Finiq bën me dije se janë të paktën pesë kompani të mëdha ndërtimi që nuk janë shlyer për punimet në veprat publike, e për pasojë ata nuk janë në gjendje të paguajnë taksat.
Bizneset e kësaj zone thonë se kanë reduktuar numrin e punonjësve e se po prekin falimentin. Ndërkohë që zona industriale Finiq-Sarandë ka peshën kryesore në të ardhurave që gjeneron për disa komuna dhe Bashkinë e Sarandës.