E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi, notë proteste Athinës për dëmtimin e automjeteve

Ministria e Jashtme e Maqedonisë i ka dërguar një notë proteste zyrës ndërlidhëse greke në Shkup, drejtuar ambasadorit të Athinës, lidhur me ato që i cilëson “incidente të shpeshta me dëme mbi makinat me targa të Maqedonisë brenda territorit grek”. 

Ministria e Jashtme e Maqedonisë shpreh protestën "për tubimet e organizuara që ndodhën kohët e fundit në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, shoqëruar me slogane dhe materiale ekstreme nacionaliste të shtypura, që përmbanin fyerje, kërcënime dhe urrejtje kundër qytetarëve të Maqedonisë dhe që sipas agjencisë greke të lajmeve, ishte vepër e Agimit të Artë. 

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup "pret që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen". 

Pak ditë më parë Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se që nga fillimi i sezonit turistik në Greqi, për shkaqe të panjohura janë dëmtuar të paktën 30 makina me targa të Maqedonisë, të qytetarëve që ndodheshin me pushime në Greqinë Veriore.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›