Funksionimi i qeverisë, Rama takim me ministrat e rinj të PS-së
Tiranë- Pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me ministrat e rinj.
Mbledhja që zgjati rreth një orë u zhvilluar me dyer të mbyllua në selinë e PS-së, ndërsa në të nuk ishin të pranishëm ministrat që vijnë nga radhët e LSI-së.
Nuk ka shumë detaje lidhur me atë që është diskutuar aty, por burime jo zyrtare thonë se u fol për stafet përbërëse të adminitratës.
Një ditë më parë kryeministri i ri, Edi Rama, shpalli emrat e 19 ministrave, ku 5 prej tyre do të vijnë nga radhët e LSI-së.
Përbërja e qeverisë:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka
Ministrat e shtetit:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Cuci
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi