E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet me bojë vaji 36 vjeçarja, burri i vë flakën aksidentalisht

DELVINË - Një grua 36 vjeçe ka marrë flakë teksa lyente dyert e shtëpisë me bojë vaji. Shkëndija e zjarrit ka ardhur nga cigarja e ndezur e bashkëshortit. Mjekët thonë se pacientja ka djegie të shkallës së lartë në 80 për qind të trupit dhe po lufton me vdekjen në repartin Traumës në Spitalin Ushtarak në Tiranë.


Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 12:00, kur Majlinda Sino, banuese në qytetin e Delvinës kishte nisur të lyente dyert e shtëpisë së saj. Mendohet se gruaja ka përdorur tretësirë të lartë benzine për hollimin e bojës. Gjatë procesit të lyerjes në shtëpi ka hyrë i shoqi me cigare të ndezur dhe avujt e shkaktuar nga avullimi i tretësirave kanë ndezur flakën. Zjarri ka përfshirë menjëherë trupin e saj, që ishte spërkatur nga pikat e bojës. I shoqi ,fillimisht është hutuar nga shpërthimi i papritur, por pas pak çastesh është përballur me të shoqen që kishte marrë flakë. Ka ndërhyrë dhe megjithëse i tronditur ka nxjerrë nga dhoma gruan që digjej. Me ndihmën e komshinjve është arritur të nxirret nga kthetrat e flakëve dhe më pas është transportuar në spitalin e Sarandës.

Mjekët kanë parë gjendjen e rëndë dhe kanë kërkuar helikopter nga Tirana për transportin e të aksidentuarës. Sipas mjekëve të urgjencës së Sarandës, djegia kishte përfshirë pothuajse 80% të trupit të 36 vjeçares dhe vlerësimi i gjendjes shëndetësore në kartelën e saj është 'gjendje e rëndë dhe e rrezikuar për jetën".


Ndërkohë prokuroria ka formuar menjëherë grupin hetimor dhe ka nisur dokumentimin e provave. Ekspertët nuk japin të dhëna për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes për shkak të hetimeve, por fillimisht dyshohet se është djegie aksidentale.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›