E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, shkon në 34 numri i të prekurve

TIRANË - Ka arritur në 34 numri i personave të prekur me virusin A/H1N1, pas konfirmimit të tre rasteve të reja. ISHP bën të ditur sot se këto pacientë tashmë janë shëruar, por përgjigjet e analizave vijnë me vonesë nga Bukureshti për shkak të fluksit.

Bëhet e ditur se dy nga të prekurit janë nënë e birë nga qyteti i Beratit por që jetojnë në Itali. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri, kur shfaqën shenjat e sëmundjes. Ndërsa rasti i tretë është një burrë, 55 vjeç nga Tirana, edhe ai tashmë i shëruar. Të tre pacientët kanë qenë të shtruar në spitalin Infektiv dhe janë trajtuar me antiviralin Tamiflu.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se priten përgjigjet e analizave për 300 mostra, të cilat janë dërguar në laboratorin e Bukureshtit. Sipas mjekëve, përgjigjet vlejnë vetëm për statistika pasi vijnë me shumë vonesë. Mjekët sqarojnë se të dyshuarit trajtohen me Tamiflu, pasi nuk ka kohë për të pritur përgjigjet. Ata nisen në bazë të analizës së grupit që bëhet në ISHP dhe simptomave të pacientit për të përcaktuar diagnozën.


A/H1N1, Pipero: Në Bullgari 300 mostra, s'kemi përgjigje


18 shtator

TIRANË- Analizat e 300 pacientëve si të dyshuar të prekur nga gripi i derrave gjenden prej disa ditës në laboratorin e Bukureshtit në Rumani. "Ende nuk na kanë ardhur përgjigjet e analizave që kemi nisur prej disa ditësh, kjo edhe për shkak të fluksit", thotë infeksionisti, Pëllumb Pipero.

Ndërkohë ai siguron si gjithë pacientët që në laboratorin e ISHP-së kanë dalë të grupit A dhe nga mjekët ka dyshime të forta se janë të nëngrupit H1N1, po trajtohen me antiviralin Tamiflu.

Sipas tij asnjë prej pacientëve nuk është në gjendje kritike për jetën, por thekson se tashmë që temperaturat kanë rënë me disa gradë duhet rritur kujdesi nga ana e qytetarëve, pasi rastet me A/H1N1 janë në shtim.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›