Deputeti Leskaj dhuron 200 libra për gjimnazin publik “Halim Xhelo” të Vlorës
Në korpusin e veprave te dhuruara bëjnë pjesë publikime të Fishtës, vepra e plotë e Ibrahim Rugovës, romane të Ismail Kadaresë e Petro Markos, dy vepra të publicistit Fahri Balliu si dhe vepra voluminoze “Historia e Shtetit Shqiptar, 1912-2005” e Kastriot Dervishit
Një mik i hershëm i librit, deputeti Bujar Leskaj, i dhuron libra gjimnazit publik “Halim Xhelo” në qytetin e Vlorës. Ishte një premtim i bërë në muajin dhjetor dhe që përkoi edhe me ditëlindjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Kështu të mërkurën e fundit, pasi kanë përfunduar orët e mësimit, në gjimnazin publik “Halim Xhelo” ka pasur një moment tepër të veçantë. Deputeti i zonës Nr 94 të qytetit historik, ku brenda konfigurimit elektoral gjendet edhe ky gjimnaz publik, ka pasuruar bibliotekën me 200 libra të rinj të dhuruara nga Bujar Leskaj. Nisma ka lindur jo fare rastësisht, por nga bindja se libri është shoqërues i njeriut të ditur nëpër gjithë historinë e jetës. Fundi i rrugës që nuk kalon përmes diturisë është errësirë thonë të mençurit e botës. Kështu edhe në një nga këto ditët e Perëndise, por i ngjizur nga frymëzimi për të ndriçuar e pasuruar bibliotekën e varfër të një gjimnazi publik që në ndër vite ka pasur firo në libra e në tituj, deputeti i Vlorës i shton kësaj pasurie edhe 200 tituj të rinj, të blera pranë shtypive botuese më të njohura të kryeqendrës së vendit. Drejtori i shkollës Agron Mema tha se premtimi i bërë në muajin dhjetor nga deputeti Leskaj u bë një realitet i prekshëm, sepse ai ishte një deputet që i mbante premtimet. Deputeti Bujar Leskaj u tha gjimnazistëve që erdhën në këtë takim se “kjo dhuratë është një inkurajim për punën me librin. Si qytetar i Vlorës ju them se ju shokun më të mirë duhet të keni librin”. Ndër titujt e librave Deputeti Leskaj dhuroi korpusin e plotë të veprave të Gjergj Fishtës, si dhe veprat e posaçme “Lahuta e Malcisë” dhe “Mrizi i Zanave”. Në korpusin e veprave te dhuruara benin pjesë edhe librat “Flamuri dhe I.Qemali” të prof Dr B.Gace, botimi voluminoz “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005” e Kastriot Dervishit (publikim i Shtëpisë Botuese “55”), 2 romane të I. Kadaresë, bibliografitë e Petro Markos e të S.Zvajg, korpusi i plotë i veprave të Ibrahim Rugovës, monografia për kacelaren gjermane Angela Merkel (publikim i “55”-s), 2 tituj të historianit Enver Memisha, librin e “Mandelës së Vlorës” P.Velaj, Antologjia e mendimit shqiptar, romani “1984” i Oruell, libra të autorëve të ndryshëm vlonjatë, si dhe vepra të tjera të karakterit letrar, historik e publicistik. Në korpusin e veprave të dhuruara ishin edhe dy kontribute letrare e publicistike të të mirënjohurit Fahri Balliu: monografia “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” si dhe romani “Panteoni i zi”.
Në emër të senatit të shkollës përshëndeti, presidentja e saj Ilva Aliaj, e cila theksoi se “ky është një premtim i mbajtur i deputetit, kurse gjesti i dhurimit meriton vëmendje e falenderim të posaçëm”. Ne fjalen e vet, Drejtorja e bibliotekës publike te qytetit, Liliana Gjika tha se nuk eshte hera e parë që deputeti Leskaj ndermerrte akte te tilla mecenati dhe kujtoi se ai, bibliotekës se qytetit i ka dhuruar një fond librash me një vlerë prej 5 milionë lekësh.
Megjithate, me te disatin rast, ndoshta eshte momenti te kujtojme se sjellja e zotit Leskaj eshte një mësim i harruar disi, por edhe një mesazh që dëfton se shqiptarët e kanë ruajtur atë pasionin e tyre të fshehur për letrat shqipe,
A do t’i shtohen kësaj nisme edhe shtetarë e deputetë të tjerë?