Trafikonte 50 kg hashash, gjykata e le ne burg
TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar nje dite me pare masen e sigurise "arrest me burg", per te pandehurin e akuzuar per "trafik te lendeve narkotike", te kapur tre dite me pare ne doganen e Kakavijes. Panajot (Eduart) Kane 44 vjec, nuk ka pranuar te jape shpjegime para gjykates, ne lidhje me trafikun qe po perpiqej te bente. Avokati mbrojtesi i tij ka kerkuar nje mase me te bute sigurie. Gjykatesi i gatshem Sander Simoni ka caktuar masen "arrest burg", si dhe e ka cilesuar te ligjshem arrestin ne flagrance te tij. 44-vjecari u vu ne pranga tre dite me pare ne piken kufitare te Kakavijes, ne saje te operacionit te koduar "Rreshqitja". Gjate nje kontrolli te ushtruar automjetit te tij, policia ka arritur te gjeje dhe te sekuestrojne sasine prej 50 kilograme lende narkotike, e llojit marijuane, te cilen e kishte fshehur ne pjesen e siperme te makines. Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lendes narkotike, ishte e destinuar qe te trafikohej ne vendin e helene.
R. C
R. C