E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet nje automjet ne Vlore

Një automjet u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. BMË-ja tip kabrio me ngjyrë gri dhe me targa D 19 21 D është në pronësi të shtetasit A. Dumani. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur ish shtëpia e oficerëve. Në vendgjarje ka mbërritur menjëherë zjarrëfikësja dhe policia ndërkohë që specialistët kanë nisur hetimin rreth shkaqeve që shkaktuan djegien e automjetit. Nga konstatimet rezultoi se mjeti ishte djegur në pjesën e brendshme dhe në pjesën e serbatorit. Policia ka marre në pyetje pronarin e automjetit si dhe persona të tjerë por ende nuk ka dalë me një version zyrtar rreth ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se janë duke punuar për identifikimin e autorëve të ngjarjes pasi dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme e jo defekt të mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›