E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një shtëpi në fshatin Boriç

Një banesë është përfshirë nga flakët dje në mëngjes në fshatin Boriç i Vogël, rreth 20 km larg qytetit të Koplikut në Rrethin e Malësisë së Madhe. Flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Burime nga reparti zjarrfikës në Koplik bëjnë të ditur se çatia e banesës ka rënë plotësisht si dhe janë djegur të gjitha pajisjet që ishin brenda.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij, pa arritur që të depërtojë në banesat e tjera të fshatit. Ekspertë të policisë dhe forcat zjarrfikëse kanë qëndruar në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në rrjetin elektrik të banesës. Tavanet e shtëpisë kanë qenë prej druri dhe kjo ka bërë që flakët të përhapen shpejt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›