Digjet raundi i dytë për Presidentin, Rama takon Arvizun

Edi Rama dhe Aleksander Arvizu / Foto arkiv
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë në përfundim të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit ka nisur një takim me liderin e opozitës.
Aleksandër Arvizu në takimet që ka zhvilluar me Ramën ka theksuar se presidenti duhet të zgjidhet me një shumicë sa më të cilësuar. Madje në një prej takimeve të zhvilluara në selinë e PS-së bëri thirrje që kreu i shtetit të zgjidhet që në raundin e parë.
Por situata nuk po shkon aspak sipas direktivave të ambasadorit amerikan. Kuvendi ka djegur edhe raundin e dytë për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandarit për votimi. /F.S/