E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Meta: Opozita të dalë me propozim konkret

Kreu i LSI-së, Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim i kërkon opozitës të paraqesë emrat e saj për kandidatë për President. Në një kohë kur ka mbetur ende edhe një raund për zgjedhjen e një presidenti me 3/5, Ilir Meta duke folur në mbledhjen e kryesisë së LSI-së kërkoi që PS-së të bëjë propozimin e saj.

Opozita të bëjë propozimet alternative, edhe pse sipas tij Zaganjori plotëson kriteret për të qenë konsensual. Në këtë kuadër Meta ka nënvizuar se  mazhoranca nuk ka arsye të shkojë tek një emër tjetër.

Kreu i LSI-së kishte deklaruar se një takim Berisha-Rama do të sillte zgjedhjen e presidentit por pas këtij takimi Meta ka ndryshuar mendim, nisur edhe nga rezultati. Takimin Berisha-Rama e kam kërkuar prej kohësh. Nëse do të takoheshin më parë do të kishim president, tha Meta. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›