E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e Ziver Veizit kërkojnë dëmshpërblim për vrasjen e babait

Foto memorial e Ziver Veizit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Familjarët e një prej protestuesve që humbi jetën në ngjarjen e 21 janarit kanë ngritur padi për dëmshpërblim. Fëmijët dhe vëllai i Ziver Veizit kanë ngritur padi në Gjykatën e Tiranës për tre të akuzuarit për vrasjen e tij. Për vrasjen e Veizit akuzohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë gardisti Agim Llupo.

Për vrasjen e protestuesve me 21 janar, përveç Llupos, kreu i Gardës së Republikës, Andrea Prendi, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Gjyqi ndaj tyre nisi me 23 maj por seanca e parë u shty për shkak se  avokatët mbrojtës kërkuan pavlefshmërinë e akteve të ekspertimit. Avokatët pretendojnë se aktet janë kryer pa vendim të prokurorisë. Seanca e ardhshme do të mbahet me 4 qershor.

Ngjarja e 21 janarit konsiderohet protesta e organizuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit në vitin 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›