E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet tërësisht në Gjirokastër fabrika e prodhimit të kartopecetave

Flakët e zjarrit dogjën plotësisht paraditen e sotme fabrikën e prodhimit të kartopecetave "Kartopak" në komunën Dropull i Poshtëm, 17 km larg Gjirokastrës, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz, por vetëm materiale. Burime nga forcat zjarrfikëse bënë të ditur se "forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në fabrikën në pronësi të shtetasit Vangjel Vaso, por zjarri i ndihmuar nga lënda që ndodhej në fabrikë ka djegur plotësisht fabrikën, makineritë dhe bazën materiale, si dhe dy automjete". Sipas burimeve nga policia mendohet se shkak i rënies së zjarrit është një shkëndijë elektrike. Në këtë fabrikë punonin 20 punëtorë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›