Interpol: Një e re nga Berati e dënuar për trafik të miturish u ekstradua nga Spanja

Një e re nga Berati, e dënuar për "trafikim të të miturve", e arrestuar në 08.11.2007, në Spanjë, u ekstradua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Spanja për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur sot se, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Spanjën, ekstraduan nga Madridi në Shqipëri 24 vjeçaren Valmira Mahmutaj, e dënuar në mungesë, datë 12.09.2006, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të "trafikimit të të miturve". Sipas burimeve, shtetësja Mahmutaj, në bashkëpunim me persona të tjerë nga qyteti i Sarandës, kanë tentuar të kalojnë në Greqi dhe më pas në Itali, dy të mitura, të cilat në datën 9.12.2004, kanë bërrë kallzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit. Ndërkohë që 24 vjeçarja i'u dorrëzua autoriteteve të DPB për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu, sipas burimeve të Policisë së Shtetit, orët e para të mëngjesit të sotëm, u ekstraduan nga Shqipëria drejt SH.B.A, vëllezërit Fatbardh dhe Verjan Shtiza, nga Shkodra, për të cilët në datë 24 qershor 2006,Gjykata e Distriktit të Neë Jersey, USA, ka lëshuar urdhërin e arrestit për veprën penale të "mbajtjes dhe shpërndarjes lëndëve narkotike". Ministria e Drejtësisë, sqarojnë burimet, në datën 25.02.2009, ka miratuar ekstradimin e vëllezërve Shtiza, përkatësisht të moshës 37 dhe 32 vjeç, të arrestuar më parë në Shqipëri, në 4 dhjetor 2008.
...