Dijetari islamik kundër Al Kaidës
Londër, 2 mars, NAO - Një dijetar i njohur islamik sot ka lëshuar fetva, ose verdikt legal islamik, në atë që e quajti sfidim direkt të ideologjisë së dhunshme të Al Kaidës.
Muhamad-ul-Kadri me origjinë nga Pakistani, u tha gazetarëve në Londër se fetva e tij prej 600 faqesh ka për qëllim ti sfidojë justifikimet e pretenduara fetare për aktivitete terroriste, sidomos për sulme vetëvrasëse.
Islami kategorikisht i dënon sulmet vetëvrasëse dhe sulmet kundër civilëve, thotë fetva, duke theksuar se veprimet e tilla i largojnë autorët krejtësisht nga rruga e Islamit, respektivisht i bëjnë jobesimtarë.
Kadri, i cili ka themeluar lëvizjen ndërkombëtare Islamike dhe organizatën joqeveritare Minhaxh-ul-Kuran, po ashtu tha se dokumenti është përgjigje ndaj shpërthimeve vetëvrasëses dhe sulmeve në rritje në Pakistan.
NOA/EL