E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton, vizitë zyrtare në Brazil



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, ka filluar ditën e marte një vizitë zyrtare në Brazil. Ish-zonja e parë e SHBA-së pritet që të takojë presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva. Zonja Klinton pritet që të bisedojë me presidentin brazilian në lidhje me programin bërthamor i cili po zbatohet prej disa kohësh në Iran, sipas adminitratës amerikane. Sipas raportimeve, Hillary do të kërkojë nga Brazili që ta mbështesë për të vendosur sanksione ndaj shtetit islamik të Iranit, pasi ky i fundit nuk ka dëgjuar rekomandimet e perëndimit përsa i përket aplikimit të programit bërthamor. Brazili është një anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Gjithashtu Brazili është cilësuar si pika më e rëndësishme në këtë tur vizitash në kontinentin latin. Klinton është në të parin tur vizitash në Amerikën Latine që kur ajo u zgjodh nga presidenti Obama në rolin e sekretares së shtetit amerikan. Sipas shumë politologëve amerikan Clinton do të përpiqet që me anë të kësaj vizitë të rregullojë imazhin e SHBA-së në kontinentin latin. Për këtë arsye zonja Clinton ka zgjedhur, sipas politologëve, që të vizitojë Brazilin, i cili është një nga superfuqitë e reja në Amerikën Latine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›