Timoshenko humb shumicën parlamentare

Kiev, 2 mars, NOA Koalicioni i kryeministres
ukrainase Julia Timoshenko u shpërbë
duke humbur sot shumicën ekzistuese që kishte në parlament. Kjo ndodhi
vetëm tre javë pasi kryetarja e qeverisë
Julia Timoschenko, humbi zgjedhjet presidenciale e tashmë ajo ka humbur edhe
shumicën në parlament. Tani i bie që
partia e presidentit të ri Viktor Janukoviç, që konsiderohet pro rus
mund të përpiqet të krijojë një qeveri të re koalicioni. E nëse kjo arrihet
brenda 30 ditëve atëherë Janukoviç mund të shpërndajë parlamentin dhe të
shpallë zgjedhje të reja.
Partitë politike të Ukrainës tani duhet të formojnë një koalicion të ri të shumicës dhe mundet të grupohen rreth partisë së Rajoneve të presidentit.
Janukoviç, i cili bëri betimin si president i Ukrainës muajin e kaluar, është zotuar të krijojë një shtet evropian neutral dhe të mos e lërë vendin në buzë të greminës ekonomike.
n.e/NOA