E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uganda, 80 viktima nga shërrqitjet e tokës në provincën Bududa


Një tjetër tragjedi ka goditur ditë e martë planetin. Një rrëshkitje masive e dheut në Uganda ka shkaktuar vdekjen e të paktën 80 personave. Lajmi u bë i ditur nga një ministër i qeverisë së shtetit afrikan dhe nga mediat e Ugandës.
Pas shkaktimit të kësaj tragjedie banorët e zonës, të dëshpëruar, kanë filluar që të gërmojnë me duar që të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën masivin e madh të dhèrave.
Ngjarja e rëndë ka prekur një fshat të provincës Bududa. Tarsis Kabëegyere, ministri i urgjencave dhe i migracionit u shpreh se 80 persona janë konfirmuar të vdekur, rreth 300 të tjerë sipas ministrit kanë mbetur nën masivin e madh të dhèrave. Kështu që pritet që nga momenti në moment të shtohet bilanci tragjik i viktimave i kësaj ngjarje tepër të rëndë. Ministri Kabwegyere u shpreh gjithashtu që në vendngjarje kanë mbërritur jo vetëm forcat e sigurisë civile, por gjithashtu edhe anëtarë të Kryqit të Kuq për të ndihmuar banorët e zonës së fatkeqësisë.
Sipas agjencive meteorologjike pritet që së shumë shpejt në këtë zonë të fillojnë reshjet e shiut të cilat do të vështirësojnë më shumë operacionet e shpëtimit.
Sipas raportimeve thuhet se nga kjo tragjedi deri më tani janë gjetur vetëm 8 të mbijetuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›