Dik Marti dheshpifjet qe burojne nga ne
Antishqiptari, pjesëtar i klaneve të caktuara që duan të destabilizojnë Ballkanin, njeri i sëmurë edhe mendërisht, një shpifës i rëndomtë ndonëse një deputet i Këshillit të Europës... Dik Marti, një zvicerian pak i njohur nga të gj9ithë shqiptarët deri para p-ak ditësh është shdnërruar befas në një armik të shquar të kombit shqiptar. Deri diku mund të jetë një hsitori e vërtetë. Marritë që ai shkroi në një raport të pabazuar në fakte mund t'i hapnin udhë edhe vetë ZhylVernit sikur të ishte gjallë. Në disa fletë ai ka shkruar gjëra që asnjë prej nesh, gazetarëve që jemi marrë me këtë punë në vitet e përgjashme, 1998-1999, nuk na i kishin vrarë sytë e nuk na e kishin vrarë veshin. Dik Marin, i bazuar fuqishëm mbi atë që disa kohë më parë kishte thënë bashkëpatriotja e tij, Karla Del Ponte, askokohe Kryeporokurtore e Hagës kishte thënë se Hashim Thaçi, Kryeministër në fuqi i Kosovës dhe lideri i UÇK-së ishte një trafikant droge, organesh njerëzore, armësh dhe prandaj nuk duhej të pranohej në këtë detyrë të re, nëse sërish verdikti i kosovarëve do ta sillte sërish në krye të vendit. Një akuzë e ndërtuar mbi aludime është një gjë me të cilën nuk duhej të merrej askush, por një akuzë që ndërtohet mbi disa burime që vijnë nga vetë shqiptarë qofshin këta të Kosovës, apo të Shqipërisë, atëherë duhet të na zerë vend dhe të mos nisim të shajmë dhe të përgjigjemi me të njëjtën monedhë, të cilën përdori vetë Dick Marty.
Më e para nga të gjitha është që të gjithë këtë histori të mos e përdorim për të rrëfyer se cili prej nesh është më patrioti.
Në dekadën e parë të mijëvjeçarit të tretë patriot, është ai që u hap rrugën paqes dhe miqësive në rajon dhe jo ai që shton apo kërkon të rikujtojë armiqësitë e shkuara. Të gjithë e dimë se si filloi lufta në Kosovë. Të gjithë e dimë se sikur të mos ishin marrëzitë gjakatare të Milosheviçit dhe të njerëzve të ij ultranacionalistë, askush nga NATO apo nga Perëndimi nuk do të kishte ngritur as gishtin më të vogël. Në një farë kuptimi, çuditërishtl, sikurse ndodhin plot gjëra në këtë jetë, vetë gjakatari u hap rrugën engjëjve të lirisë. Po ashtu e dimë se një konflikt i armatosur bën që të mblidhen rreth tij edhe shuma të mëdha parash. Të gjithë e dimë se lufta është deri më sot një biznes më i begatë se të gjitha paqet të marra së bashku. Ndërhyrja e parasë dhe e inateve mes grupve ndërluftuese që duhej në fakt të ishin në të njejtën llogore asokohe, është një fakt i pamohueshëm. Ende ka plot e plot mistere si në Prishtinë, ashtu edhe në Tropojë e në Tiranë, që lidhen me këtë konflikt të madh patriotik, por edhe financiar. Kush është ende gjallë nga ata njerëz i kujtohen shumë vrasje që ndodhën asokohe, për të cilat Drejtësia ende nuk ka folur. Madje shumë vetëve duhet t'u kujtohet shumë mirë edhe një farë ndrojtjeje, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, me të cilën u pritën, u strehuan në Tiranë njerëzit e parë të UÇK-së. Për qeverinë shqiptare të kohës, ata ishin disa njerëz që ende ishin në normat e komunizmit, pasues të një sistemi guerilas, i cili duhej parë me mosbesim. Pikërisht andaj akuzat që bëhen nga Marty janë në radhë të parë, pjesë e një sistemi, të padrejtë në thelbin e tij, akuzash, që kanë nisur nga inatet e mosmarrëveshjet tona personale. Këtë duhet ta themi para se të japim deklarata, sipas të cilave ai është pjesë e një sistemi antishqiptar të fabrikuar kush e di se ku.
Kjo ka gjasë të ndodhë vetëm nëse diku, dikur, vetë shqiptarët kanë hedhur e pritur akuza kundër njëri-tjetrit. I takon Drejtësisë, edhe brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë që të zbardhë disa të vërteta që janë lënë në harresë, porse askujt nuk i takon të harrojë, sidomos njerëzve që dijnë më shumë për këto histori. Nga anan tjetër, akuzat e Dick Marty-t nuk mund të lëshoheshin, sado "i sëmurë" të ishte ky, nëse ne vetë nuk kemi fabrikuar një klimë të fortë shqiptarë kundër shqiptarëve. Ka qenë një zakon i fortë në Kosovë, por i mësuar me sa duket nga "vendi amë", që të jetë krejt e zakonëshme që rivalin tënd poltik ta etiketosh si pa të keq si një "kriminel, trafikant droge, e grash, organesh e të tjerash gjëra më të forta. Kjo klimë sharjesh forcohet sa herë që afrohen fushatat zgjedhore. Nëse e mbani mend në kohën kur qeveriste Nano, a më mirë socialistët, për Berishën dhe njerëzit e tij, Shqipëria ishte edhe më keq se Kolumbia. E njëjta gjë ndodh edhe sot ku ndonjë përfaqësues i Opozitës së Bashkuar e etiketon Kryeministrin e sotëm të Shqipërisë si "një krminel". Kjo frymë ishte fort e përhapur edhe në Kosovë deri sa Dick Marty, mbase me marrëzitë e tij, por diku të bazuara, i futi të tërë shqiptarët në një thes. Atëherë të gjithë u kujtuam se sa keq i kemi bërë njëri-tjetrit duke e sharë herë si kriminel e herë të tjera si hajdut, trafikant, tutor e kështu me radhë. Ja pra se si vjen puna. Nëse shan pa të drejtë atëherë e shara kthehet në një bumerang, që nis e të dhemb, madje të dhemb në të gjitha pjesët e trupit dhe atëherë nuk është e mjaftueshme të shash bumerangun që fluturoi, as dorën që e lëshoi, por atë që këtë punë e ktheu në një lloj sporti. Në këtë pikë nu është vetëm Dick Marty fajtor. Të ishte kështu do të ishte fort e thjeshtë. Sikur të mos kishim sharë me pa të drejtë njëri-tjetrin në gjithë këta vjet nuk do të guxonte asnjë Dick Marty të sajonte gjëra të tilla.