Dikel: Nuk kam fjalë ta përshkruaj
Në sinkron me presidentin e FBK-së, Erolld Belegu, i cili menjëherë pas sherrit masiv ka shprehur zhgënjimin dhe kritikoi sjelljen e basketbollistëve kuqezinj, kanë qenë edhe dy trajnerët. Tekniku amerikan i Shqipërisë, Mark Dikel, ka kërkuar falje për atë që ndodhi, duke mos ditur si ta shpjegonte. Ai deklaroi me një pamje të mërzitur: “Më vjen shumë keq që ndodhi kjo. Ju kërkojmë falje dhe nuk di si ta përshkruaj këtë gjest të lojtarëve”. Në anën tjetër, trajneri i përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe, Brajan Lister, tha: “është mëkat që ndodhi ai sherr gjatë ndeshjes. Deri në momentet e ndërprerjes, takimi ka pasur rrjedhë të mirë. Episode si këto ndodhin, por duhet të mundohemi t’i evitojmë sa më shumë. E falënderojmë FBK-në dhe popullin e Kosovës në përgjithësi, të cilët kanë qenë fenomenalë në lidhje me ne”.
#