E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan, i lumtur në Atletico

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga kryeqyteti spanjoll gjatë këtij afati kalimtar të verës duke theksuar se ndihet i lumtur në klub.

“Jam shumë i lumtur në Atletico Madrid dhe kam edhe tri vjet kontratë, andaj do të mbetem këtu”, tha Forlan, i cili spekulohej se mund të rikthehet në Premierligë, ku më parë kishte luajtur për Manchester Unitedin.

“Premierliga ka ekipe të forta dhe kurrë nuk i dihet se çka do të ndodhë në të ardhmen, por tani jam futbollist i Atleticos dhe do të mbetem këtu edhe për sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›