Diktator jo si të tjerët
Diktatori një film komik i regjisorit Larry Charles, nga nesër vjen premierë në Kinema Milenium në Tiranë. Fjala është për një tip diktatori të veçantë, që vë jetën në rrezik, vetëm e vetëm për tu siguruar që demokracia nuk do të vijë kurrë në vendin e tij të shtypur. Me skenar të Sacha Baron Cohen, Alec Berg. Nën interpretimin e aktorëve: Sacha Baron Cohen, Anna Faris dhe Ben Kingsley. Zgjat 80 minuta.
Në të njëjtën kohë, në kinematë e tjera të qytetit po shfaqen Bel Ami i regjisorëve Decian Donnellan dhe Nick Ormerod dhe Kërcim i rrugës nga Max Giwa dhe Dania Pasquini.