Diktatore miq - Marredheniet midis Libise dhe Bjellorusise

Mediet shteterore bjelloruse nuk u kushtojne vemendje vecanerisht te madhe ngjarjeve ne Libi ne dallim nga ngjarjet e fundit ne Tunizi dhe Egjipt te cilat u komentuan gjere e gjate. Arsyeja per kete besojne vezhguesit eshte marredhenia e vecante midis Bjellorusise dhe Libise qe mbeshtetet ne simpatine e ndersjelle te dy krereve te shteteve Muammar al-Gaddafi dhe Aleksandr Lukashenko.
Marredhenie diplomatike midis dy vendeve ekzistojne prej 15 vjetesh. Vezhguesit mendojne se vitet e fundit eshte zhvilluar me tej para se gjithash komponenti politik ne marredheniet dypaleshe sepse nuk mund te behet fjale per marredhenie ekonomike qe ja vlen te permenden.
Vizita ne Tripoli dhe Minsk
Guret kilometrike me te rendesishem ne afrimin politik midis dy vendeve ishin vizita e presidentit bjellorus Aleksandr Lukashenko ne Tripoli ne vitin 2000 dhe ajo e kreut te shtetit libian Gaddafi ne Minsk ne vitin 2008.
Bildunterschrift
Gjate vizites se tij ne Libi Lukashenkos iu dha nga Gaddafi Urdhri i Revolucionit. Gaddafi e cilesoi asokohe perspektiven e marredhenieve ekonomike dypaleshe si impresionuese. Gjate vizites se Gaddafit ne Minsk televizioni shteteror bjellorus njoftoi se dy kreret e shteteve bisedonin tashme si shoke te vjeter. Ne keto takime u theksua se pala bjelloruse ishte e gatshme per zhvillimin e nje dialogu per te gjitha ceshtjet me udheheqjen libiane.
Plane por jo zbatim
Megjithate vellimi tregtar dypalesh kapi ne vitin e vizites se Gaddafit 2008 vetem rreth 19 miliarde dollare. Qe vitin pasardhes tregtia dypaleshe u tkurr me rreth nje te dyten.
Eksportet bjelloruse ne Libi perbehej kryesisht nga prodhime te fabrikes se automjeteve te Minskut nga qumesht-pluhur dhe prodhime gjysme te gatshme celiku karboni. Paralelisht me kete u nagociua per montimin e mundshem te automjeteve dhe traktoreve bjelloruse por edhe per prodhimin e barnave ndertimin e rrugeve dhe te spitaleve. Eksporte libiane ne Bjellorusi gati nuk ka.
Brothers in arms
Megjithate vitet e fundit ka pasur vizita te ndersjella te delegacioneve nga te dy vendet te cilat me sa duket nuk kane pasur si synim vetem marredheniet ekonomiko-tregtare sic behej gjithnje e ditur zyrtarisht. Per shembull ne dhjetor 2009 u zhvillua nje vizite e nje delegacioni nen drejtimin e ministrit bjellorus te mbrojtjes Jurij Shadobinij ne Libi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Diktatore mq
Sic thote politologu bjellorus Andrej Fjodorov kontakte te tilla mund te flasin per nje bashkepunim ne sektorin tekniko-ushtarak. Vellimi mjaft i vogel tregtar midis dy vendeve thote Fjodorov nuk eshte indikator qe nuk ka tregti armesh midis Minskut dhe Tripolit. Sipas tij Bjellorusia nuk i jep shifrat e te ardhurave ne buxhetin e shtetit dhe ne raportet zyrtare te realizuara prej shitjes se armeve.
Sipas Fjodorovit sektori ushtarak eshte njeri nga tre komponentet e miqesise qe ka ekzistuar se paku deri para pak kohesh midis Bjellorusise dhe Libise. Komponenti i dyte eshte vajguri per te cilin Bjellorusia ka shpresuar per nje kohe te gjate para se Minsku te thellonte marredheniet me Venezuelen. Dhe komponenti i trete sipas Fjodorovit eshte afiniteti ideologjik midis dy udheheqesve te shtetit. Ky permban parapelqimin e te ashtuquajturit rend boteror shumepolesh si dhe antipatine e pergjithshme ndaj SHBA-se.
AutorAndrej Timarow/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama