Ambasadori Mirdita akti drejtohet edhe kunder Kosoves

Ky akt i ketij personi qe eshte konfirmuar si individual nuk i drejtohet vetem ushtrise amerikane por edhe vete Kosoves dhe qytetareve te saj. Ne u jemi mirenjohes pergjithmone Shtetet e Bashkuara te Amerikes per gjithe mbeshtetjen qe i kane dhene Kosoves drejt pavaresise dhe te vriten ushtaret te cilet e sollen lirine kjo per mua si ambasador por edhe si njeri eshte dicka e tmerrshme thote ambasadori Mirdita.
Por Vilson Mirdita nuk mendon se ky rast do ta demtoje imazhin e Kosoves ne Gjermani apo Perendim Ne duhet te kemi parasysh se ky njeri me te vertete ka qene qytetar i Republikes se Kosoves por qe nga viti i pare i jetes se tij tere kohen e ka kaluar ne Gjermani. Ka qene nje akt individual e raste te tilla mund te ndodhin cdokund. Nuk mund ta cilesojme si rast qe e demton imazhin e Kosoves.
Te pasqaruara lidhjet me Kosoven
Sipas Mirdites deri tani nuk dihet se cfare lidhjesh ka pasur Arid Uka me Kosoven. Ai eshte lindur ne Kosove por ka nje pasaporte te ish-Jugosllavise. Se a ka udhetuar me te ne Kosove kjo nuk dihet ende.
Gjithsesi Mirdita nuk beson qe lidhjet e tij me islamizmin ekstremist te kene kaluar permes Kosoves. Tek shqiptaret ne pergjithesi dhe ne Kosove nuk ka islamizem ekstremist mund te kete ndonje element te vecuar. Ne jemi shume krenare per tolerancen nderfetare qe ekziston ne Kosove prandaj edhe raste te tilla sic ishte ai i Frankfurtit i prekin te gjithe qytetaret e Kosoves. Dhe kjo vihet re ne aktivitetet e shumta qe po organizohen.
Sic behet e ditur nga burime te Deutsche Welles Konsullata e Kosoves ne Frankfurt dhe studentet shqiptare pritet te organizojne sot nje miting solidarizimi para konsullates se pergjithshme te SHBA ne Frankfurt.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Auron Dodi