Sa ka lidhje atentati me myslimanizmin e shqiptareve

Disa autore bejne nje analize te lidhjes se shqiptareve te Kosoves me fene myslimane. Shkeputem dy prej tyre
Ne numrin e sotem te gazetes Frankfurter Allgemeine Zeitung ne artikullin me titull Shqiptaret e Kosoves - formalisht myslimane kembengulin qe jane laike dhe proamerikane autori pasi permend shifrat se mbi 90 perqind e popullsise se Kosoves pranon formalisht myslimanizmin shpjegon se shifrat nuk thone shume per rendesine faktike te islamizmit ne Kosove sepse feja e shqiptareve eshte shqiptaria sic thote nje shprehje qe sipas mendimit te tij e tregon mire gjendjen.
Ne jeten e perditshme ose ne politike mendon autori islamizmi luan nje rol te dores se dyte. Nje parti qe kerkonte te fuste sherihatin nuk pati asnje shans per ta kaluar pengesen e kufirit minimal te votave per tu futur ne parlament Elita kosovare thekson laicizmin.
Asnje politikan shkruan autori i FAZ nuk ka shanse te marre vota me parulla islamike. Kjo nuk eshte nje nga arsyet me te rendesishme por eshte njera prej tyre pse shume vende islame nuk e kane njohur deri tani pavaresine e Kosoves ose e kane njohur pasi ka kaluar kohe. Autori permend vendet si Pakistani Egjiptiapo Indonezia prej te cilave Kosova pret te njihet. Pavaresisht aspektit te te drejtes nderkombetare nje arsye tjeter per keto rezerva eshte edhe qendrimi tejet pro amerikan i popullsise shqiptare te Kosoves. Dhe me tej Shqiptaret e Kosoves e dine se jo vetem debimi i ushtrise serbe por edhe krijimi i shtetit u be fale Uashingtonit.
Qe islamizmi nuk gjen jehone te madhe ne Kosove mendon edhe Norbert Mappes-Niediek. Ne shkrimin me titull Feja e shtetit- Kombi botuar ne gazeten Frankfurter Rundschau ai shkruan se megjithese pjesa me e madhe e shqiptareve te Kosoves jane pjese e familjes myslimane ata jane imune ndaj joshjeve islamiste. Kete e tregon edhe emerimi i nje ish repisti si minister kulture. Megjithate mbetet te sqarohet nese islamizmi ne rritje atje ka lidhje me gjakderdhjen e shkaktuar nga Arid U. ne Frankfurt. Nje lloj feje e shtetit ne Kosove eshte nacionalizmi shqiptar Islamizmi u detyrua tek shqiptaret. Kjo eshte formula me te cilen nacionalistet e vertete i kane mbajtur larg muxhahedinet saudite ose boshnjake. Femijeve u ngjiten emra si Ilir apo Dardan Vlora ose Teuta. Kush quhet Hajrudin Nezir ose Muharrem e ze turpi per emrin qe ka.
Dhe me tej Mappes-Niediek pasi veren se pas 11 shtatorit ne Kosove ka mbreteruar solidaritet i qarte me clirimtaret amerikane shton se qe prej asaj kohe midis nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman eshte krijuar nje ure ideologjike. Nese nuk do te kishim pranuar islamizmin do te kishim qene sot serbe po greke citon autori Abdi Baleten nje shqiptaromadh i cili nuk ka pas vetes shume ithtare ne Shqiperi. Ddhe Kosova prej kohesh ka qene e lire nga ide te tilla mendon autori.
Autor FAZ/FR/Aida Cama
Redaktoi Auron Dodi