E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shanset dhe rreziqet e nje angazhimi ushtarak ne Libi

Ibrahim Dabbashi zevendesshefi i misionit libian ne OKB i shkarkuar nga nga Muamar Gadaffi ishte njeri nder te paret qe kerkojne nje zone ndalim fluturimi ne Libi. Midis loteve ai foli per nje gjenocid qe kish nisur ne Libi te cilin bashkesia nderkombetare mund ta ndalonte vetem me nderhyrje ushtarake. Por sa realist eshte nje angazhim i tille

Nje mandat perkates i OKB-se mund te derivohet nga pikepamja e se drejtes nderkombetare nga detyrimi per mbrojtje te cilin Kombet e Bashkuara e kane percaktuar ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme ne vitin 2005. Ne te nder te tjera thuhet

Qe kudo ku kryhet nje masaker ndaj popullates civile me tendenca te aferta me gjenocidin atje bashkesia nderkombetare ka pergjegjesi per ti mbrojtur keta njerez.

Shtetet nderhyjne kur u preken interesat

Kete e sqaron politologu Carlo Massala nga Universiteti i Bundesvehrit ne Mynih. Por nese kategoria e gjenocidit pershtatet me raportet ne Libi kjo eshte shume e diskutueshme nder ekspertet. Aq me teper kur bashkesia nderkombetare ne realpolitiken e saj e ka ndjekur deri tani shume e rezervuar pergjegjesine per mbrojtje.

Ne krahasim me ate qe ka ndodhur para disa vjetesh ne Darfur Libia edhe nese tingellon cinike nuk eshte gje fare. Dhe megjithate ne nuk nderhyme ne Darfur. Shtetet nderhyjne normalisht ne ato raste kur duan te mbrojne interesat e tyre dhe jo mbi bazen e ndonje detyrimi siperor per intervenim te se drejtes nderkombetare.

Per nje zone te ndalim fluturimit ose nje nderhyrje me largvajtese duhet te jape aprovimin e tij Keshilli i Sigurimit te OKB-se. Vetem javen e kaluar votoi ky organ njezeri per sanksione kunder Libise. Nese ky qendrim i bashkuar do te vleje edhe per nderhyrje ushtarake qofte edhe vetem per te krijuar nje zone te ndalim-fluturimit per kete mund te dyshohet. Republika Popullore e Kines ose Rusia do ta kundershtojne kete me shume gjasa me veton e tyre. Atehere Perendimit do ti duhej te veproje pa nje mandat te OKB-se. Por edhe vete ne NATO e cila eshte e vetmja qe i ka mjetet ushtarake per nje gje te tille ka rezerva te forta ne kete drejtim.

Disa vende te NATO-s e kundershtojne nderhyrjen ushtarake

Turqia eshte rreptesisht kunder ne France dhe ne Gjermani ka rezerva. Hennig Riecke ekspert per politiken e sigurise ne Shoqaten gjermane per Politiken e Jashtme eshte gjithashtu skeptik

Nje zone e ndalim-fluturimit eshte nje ceshtje kaq e komplikuar sa ka pak shanse qe ajo te zbatohet ne plan afatshkurter. NATO- ja vertet qe do te ishte ne gjendje qe ta zbatonte nje zone te tille te ndalim-fluturimit. Por ceshtja eshte per sa kohe duhet te behet kjo cpermasa duhet te kete operacioni dhe cfare perfshin me te vertete mandati i Kombeve te Bashkuara.

Autor Daniel Scheschkewitz/Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›