E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diktatori korean: Do e rrëzoj Pemën e Krishtlindjeve në kufi

Share

Koreja e Veriut, një vend ateist, ka kërcënuar se nuk do lejojë që një pemë gjigante Krishtlindjesh pranë kufirit të ndezë dritat për festë. Koreja e Jugut ka planifikuar të ndriçojë një kullë në formë peme, që është vetëm 3 kilometra larg kufirit. Ajo është 30 metra e lartë dhe do ndriçohet me 100 mijë drita.

Koreja e  Veriut thotë se një veprim i tillë do ketë pasoja të papritura. Komunistët e shohin këtë si një akt propagande për shkak se dritat do shihen me sy të lirë nga qyteti Kaesong.

Në të vërtetë ky është viti i dytë që dritat ndizen. Edhe vitin e shkuar Koreja e Veriut tha se do qëllojë me artileri mbi kullë, por asgjë nuk ndodhi. Megjithatë këtë vit veriu ka shtuar paralajmërimet. Mediat thonë se Koreja e Veriut druhet se tani influenca e pemës do jetë më e madhe për shkak se gjendja në vendin komunist ka ardhur duke u bërë më e mjerueshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›