Duna në familje, Nishani: Politika më të ashpra penale
Ministri i brendshëm Bujar Nishani ka deklaruas se duhen politika penale më të ashpra sa i përket dhunës në familje. Duke folur në një konferencë të Akademisë së Policisë, ministri Nishani ka theksuar se një politikë më e ashpër do të rrisë përgjegjësinë për çdo qytetar si dhe do të ndihmojë autoritetet në krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat.
“Ende jemi në kohë që të adresojmë me forcë dhe pa neglizhuar dhunën në familje. Edhe me kontributin e shoqërisë civile dhe media duhet të trajtohet si një çështje e cila është një element i rëndësishmën i prezantimit të mentalitetit të një shoqëire” ka theksuar Nishani.
Nga ana e tij Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka deklaruar se dhuna në familje në Shqipëri mbetet shqetësuese ndërsa ka shtuar se kjo dhunë ka pësuar rritje kohët e fundit. Sipas tij kjo dhunë duhet adresuar pasi sipas tij ka një element kriminal dhe një element edukues që u duhet përcjellë njerëzve.
“Publikimi i dhunës në familje duhet adresuar në mënyrë që familjet që po vuajnë prej saj të marrin ndihmën e duhur” ka theksuar Arvizu.
Një tjetër çështje që kërkon vëmendje sipas ambasadorit Arvizu është edhe dhuna me bazë gjinore që sipas tij duhet të trajtohet nga shoqëria shqiptare.