Të përtypësh çamçakëz para provimeve të bën mirë
Share
Ky është një lajm i keq për mësueset.
Çamçakëzi është ndaluar në shkolla prej shumë kohësh. Por tani duket se shkollat duhet të stimulojnë studentët të përtypin çamçakëz që të rrisin përformancën në provime. Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit në një universitet në Nju Jork. Ata zbuluan se ata që përtypin çamçakëz pesë minuta përpara provimit dalin më mirë se ata që nuk kanë përtypur.
Edhe më përpara studimet kishin zbuluar se përtypja e çamçakëzit është e mirë për trurin pasi dërgon më shumë oksigjen aty, duke rritur funksionon njohës.