E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikush po e fsheh të vërtetën për logon e fletëvotimeve

Të shqetësuar me presionin që po i bëhet KQZ-së nga politika vendore e ndërkombëtare rreth dukjes së fletëvotimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit janë anëtarët e KQZ-së, Fadil Maloku e Alban Krasniqi.

Maloku thotë se pavarësisht që partia e tij është pjesë e Qeverisë, ai asnjëherë nuk do ta mbështesë një kompromis si mund të jetë ai për heqjen e logos së Kosovës nga fletëvotimet në veri, raporton KTV.

Në ndërkohë, “Vetëvendosje” paralajmëron që nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë kjo lëvizje këtë vendim do ta dërgojë në Kushtetuese.

Por, Valmir Ismajli, nga KDI-ja, thotë se dikush po e fsheh të vërtetën për këtë çështje. Ai tha se njëherë e mirë do të duhej të dilej me një vendim dhe jo KQZ-ja të vazhdojë të jetë nën presion për këtë çështje.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar për mediat në vend se çështja e logove në fletëvotime nuk është diskutuar gjatë bisedimeve në Bruksel, kurse misioni i OSBE-së në Kosovë shpreson se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja si do të duken fletëvotimet./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›