Dilaver Bengasi: Në '81-shin hetova shpërthimin e ambasadës jugosllave
Ishte ora 21.17 minuta e datës 13 maj 1981. Siç s'ishte parë dhe dëgjuar që prej ngjarjes në ambasadën sovjetike, Tirana u trondit rëndshëm nga dy shpërthime shumë të fuqishme, të njëpasnjëshme. Ato shpërthime s'ishin tjetër veçse goditje terroriste brenda ambasadës së ish- shtetit jugosllav, që për ironi të rastit ndodhej vetëm pak metra larg ambasadës së Bashkimit Sovjetik, në të cilën jo shumë vite më larg ishte dëgjuar një shpërthim i përafërt. Por ndryshe nga pasojat që pati popullsia e kryeqytetit në ambasadën sovjetike, nga shpërthimi i ndodhur në ambasadën e zotëruar nga zbulimi jugosllav, - shpërthim që tronditi mbarë kancelaritë e diplomacisë evropiane, - nuk ndodhi e njëjta gjë. Me prova dhe fakte të pakundërshtueshme grupi hetimor që u organizua menjëherë nën drejtimin e Dilaver Bengasit arriti të vërtetojë se ato shpërthime ishin vënë nga vetë njerëzit e UDB-së. Ishte koha që Jugosllavia e atëhershme po tronditej nga demonstratat që kishin përfshirë mbarë Kosovën. Jugosllavisë duhej t'i tërhiqej vëmendja dhe ndërkohë të penalizohej në opinionin ndërkombëtar vetë Shqipëria. Si ndodhi në të vërtetë ngjarja? Urdhri që mori Dilaver Bengasi për të zbardhur çështjen në fjalë, për të cilën ishte në një pritje të ethshme vetë Enver Hoxha? Si vijuan hetimet atë mesnatë brenda selisë së shtetit problematik me vendin tonë? Gjithçka, lexuesi ynë do ta ndjekë në intervistën ekskluzive të vetë Dilaver Bengasit.
Zoti Bengasi. Le ta nisim këtë intervistë ekskluzive me lexuesit e gazetës sonë, me ngjarjen e bujshme të ndodhur në ambasadën jugosllave në vitin 1981, kur dhe kishin nisur demonstratat masive në Kosovë për të drejtat e tyre legjitime. Si ka ndodhur në të vërtetë ajo ngjarje, për të cilën sa jemi në dijeni, ju jeni caktuar për hetimin dhe zbardhjen e saj?
Ishte ora 21.17 minuta e datës 13 maj 1981.
Siç s'ishte parë dhe dëgjuar që prej ngjarjes në ambasadën sovjetike, Tirana u trondit rëndshëm nga dy shpërthime shumë të fuqishme, të njëpasnjëshme. Mbaj mend që në atë moment kam qenë në shtëpi, madje isha shumë i lodhur nga punët e shumta të një dite të tensionuar siç kalonim neve në atë kohë. Kur dëgjova ato shpërthime aq të fuqishme dhe shumë të llahtarshme nuk kisha pikë dyshimi se ishte eksploziv. Pësova një tronditje, teksa më oshëtinin veshët nga gjëmimi, sikur u shkunda nga një amulli apo përgjumje e ardhur pas rehatimit që po bëja në shtëpi. Nuk e di si u gjenda papritur në këmbë, si të kisha qenë robot. Ndoshta intuita profesionale pas një ngjarjeje të ndodhur sikur ma hoqi lodhjen si me dorë. Trupi në ato çaste u mbërthye në mënyrë të pavullnetshme nga terrori psikologjik, gjë që më bëri që sa të hapësh dhe mbyllësh sytë t'ia behja në bulevard pa arritur të vishja dhe xhaketën, por e mbaja në dorë duke e marrë drejtimin për nga Rruga e Durrësit nga dhe ku erdhi gjëmimi. Nuk kishte mëdyshje se ato gjëmime ishin dëgjuar në gjithë Tiranën, pasi e ndjeja dhe e shikoja nga kalimtarët që ndeshja, që kudo dëgjohej dhe flitej për atë çka ishte dëgjuar. Thua se kishte ndodhur ndonjë katastrofë e paimagjinueshme, aq i madh ishte efekti që kishte bërë mbi kalimtarët e Tiranës, të cilët vraponin nga padurimi drejt vendit ku kishte ndodhur ngjarja. Kjo ma bëri të thjeshtë të gjeja objektin ku kishte ndodhur gjë, që më siguroi kohën më të shkurtër të mundshme për të mbërritur aty. Ishte pikërisht godina e ambasadës së Republikës Federale të Jugosllavisë. Për koincidencë ajo godinë ndodhej shumë afër asaj të ish-Bashkimit Sovjetik, ku sot është Ministria e Arsimit, dhe ku kohë më parë ishte ndjerë një shpërthim i kësaj natyre por i një efekti të përmasave më të vogla. Gjithsesi, ai shpërthim i atyre viteve në ambasadën e ish-aleatit tonë strategjik kishte "ngrënë" kokën e 22 shqiptarëve. Nga sa kuptova që në momentin e parë, nuk kishte asnjë dyshim që situata ishte më se kritike.
Kishte mbërritur ndonjë nga zyrtarët në ato çaste të para në vendngjarje?
Në vendngjarje kishin mbërritur menjëherë një numër i madh i forcave të policisë dhe ato të Sigurimit të Shtetit, të cilat për hir të së vërtetës, ashtu si dhe unë ishin nën një efekt të terrorit psikologjik të jashtëzakonshëm. Por duhet të them se edhe numri i kureshtarëve të ardhur me të njëjtën shpejtësi sa efektivat shtetërore ishte jashtëzakonisht i madh. Turma e kureshtarëve kishte qarkuar krejt godinën e ambasadës dhe donin të mësonin çdo hollësi mbi atë që kishte ndodhur.
Kishte mbërritur edhe vëzhgonte ngjarjen me shumë intensitet edhe vetë Kryetari i Hetuesisë së Tiranës.
Si quhej Kryetari i Hetuesisë së Kryeqytetit?
Në atë kohë ka qenë Koço Josifi. Ai ishte pra shefi im direkt në Hetuesinë e Tiranës.
Ai më thërriti menjëherë dhe më shpjegoi shumë shkurt diçka mbi rrethanat e ngjarjes. Kuptohet që më tregoi aq sa mund të shpjegonte dhe sa mund të dinte rreth saj, kur s'kishte as 15-20 minuta që kishte ndodhur. Pastaj, në çast urdhëroi me një ton të prerë dhe tepër zyrtar, që tregonte se kjo kishte një rëndësi të një karakteri alarmant, duke thënë:
- Shoku Dilaver, ju ngarkoj menjëherë me detyrën e hetimit të kësaj çështjeje. Kërko ekspertët më të mirë që të duhen për të zbuluar këtë makabritet. Fillo menjëherë veprimet. Po ju them se kjo çështje ka një rëndësi shumë të theksuar kombëtare dhe politike. Është në pritje të rezultatit vetë shoku Enver.
E çfarë bëtë, d.m.th si e nisët punën?
Ashtu siç e kisha kuptuar në fillim dhe siç dhe jua thashë juve, detyra që m'u ngarkua kishte një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë. Kjo nuk të linte mëdyshje edhe sikur kryetari të mos më kishte thënë se në pritje të këtij rezultati ishte dhe vetë Enver Hoxha. Kjo, se kisha parasysh që, shpërthimi që kishte ndodhur pak vite më parë jo më shumë se pak metra më lart ku ishte ambasada sovjetike, kishte sensibilizuar gjithë strukturat më të larta të shtetit, dhe kishte përfunduar me pushkatimin e plot 22 të dyshuarve. Ana tjetër kishte një rëndësi të jashtëzakonshme, për vetë situatën që po kalonte politika e shtetit në lidhje me marrëdhëniet me Jugosllavinë e atëhershme.
Çfarë bëtë?
Në çast mendova se pa pritur dhe pa kujtuar m'u ngarkua një detyrë më se e vështirë, që kishte jo vetëm karakter të theksuar kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Flitej për shpërthim në godinën e një ambasade, me të cilën shteti shqiptar i kishte filluar prej kohësh konfliktet. Situata e tensionuar mes dy vendeve tona në atë kohë kishte mbërthyer diplomacinë mbarëeuropiane. Ngjarjet e Kosovës kishin shkaktuar panik në qetësinë apostolike të karakterizuar deri në atë kohë në Ballkan.
Pse, çfarë spikaste në këto ngjarje në momentin që po citoni?
Jemi në momentin kur kishin filluar protestat e kosovarëve, të cilët kërkonin të drejtat e tyre legjitime. Gjithsesi kriza etnike kishte përfshirë gjithë krahinat e Jugosllavisë si Slloveninë, Serbinë, Kroacinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën dhe Vojvodinën. Por shtypja në atë periudhë ishte shumë e dukshme në krahinën e Kosovës. Niveli i jetesës jo vetëm që ishte disa herë më i ulët se mesatarja e krahinave të tjera të Jugosllavisë, por ishin të rënda edhe shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut në atë vend. Pikërisht në këtë situatë të tensionuar dhe dramatike që ziente prej kohësh, në muajin mars të 1981-it shpërthyen demonstratat e rinisë dhe popullit kosovar. Serbomëdhenjtë dhe UDB-ja jugosllave u përgjigjën me dhunë dhe me diversione politike. Për të shtypur demonstratat e kosovarëve u përdorën jo vetëm policia por edhe ushtria me tanket dhe zjarrin e fekteshmë të armëve të të gjitha llojeve. Ishin vrarë dhe plagosur qindra shqiptarë. Gjakderdhja kishte nxitur më tej revoltën kosovare për liri, të drejta dhe autonomi të saj.
Dihej saktë fakti që, ndërsa në aspektin e brendshëm shteti jugosllav kishte përdorur shtypjen kriminale ndaj kosovarëve, në aspektin e jashtëm UDB-ja ndërmori aksionet e saja agjenturore kundër Shqipërisë, kjo për t'u spostuar vëmendja ndërkombëtare nga gjendja e tensionuar e brendshme në Jugosllavi. Udhë-heqja e UDB-së, e specializuar në veçanti për komplote dhe provokacione ndaj Shqipërisë, edhe në atë rast nuk heshti.
Ju kuptova dhe ju falenderoj për këtë rezyme të qartë të atyre ditëve. Unë doja të dija, në këtë situatë si vepruat?
Nga ana profesionale në këtë rast ndesheshe me shumë vështirësi që s'mund t'i hasje në asnjë rast tjetër. Së pari sepse kishim të bënim me zbardhjen e një situate ekstreme te ndodhur në një ambient diplomatik, aq më shumë që pikërisht ajo godinë e asaj ambasade kishte dhe një status specifik si seli e dyshimtë për bashkëpunim për zbardhjen e ngjarjes pasi kishim të binim me një shtet që na ishte kundërvënë hapur ato vitet e fundit dhe nga ana tjetër, që është dhe më kryesorja, unë e dija që puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje do të ndiqej me një interes shumë të veçantë nga nomenklatura më e lartë e shtetit dhe kryesisht nga Enver Hoxha. Për këtë kisha parasysh atë që kishte ndodhur vite më parë në ambasadën sovjetike, e ndodhur jo shumë larg godinës që po ju përshkruaj. Kjo do të thoshte se ishe përballë një situate vërtet alarmante. Dhe të mendosh se teksa ke shkuar në shtëpi për t'u çlodhur dhe befasisht të krijohet një situatë ndoshta nga më të vështirat në jetën tënde që duhej me patjetër të zbardhej me gjithë vështirësitë që mund të kishte përpara, të streson jo pak, por deri në impresionim do të thoja.
Dhe kë zgjodhët në grupin e hetimit, siç ju tha dhe shefi juaj?
Nuk kishte kohë të mendoheshe gjatë. Në pak çaste ,në praninë e kryehetuesit të kryeqytetit Koço Josufit, vlerësova rrufeshëm situatën dhe detyrat e detajuara që do të kryenim deri në zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje dhe aty për aty kërkova që në grupin hetimor që do të krijohej në atë çast, - të cilin siç të thashë u ngarkova ta kryesoja unë, - të merrte pjesë apo të ishte i pranishëm edhe prokurori i Tiranës. Caktuam dy ekspertë kriminalistë të laboratorit qendror të kriminalistikës, si dhe dy ekspertë xhenierë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.
Pra, grupi hetimor do të përbëhej nga këta që më thatë më lart?
Po, nga këta. Ishte ora 22.00, pra pa kaluar as një orë nga ndodhja e asaj ngjarjeje, kur grupi hetimor i kompletuar filloi punën.
Nuk flitej për moszbardhje të ngjarjes, apo jo?
As që bëhej fjalë rasti që nuk mund të arrije rezultatin. Por për këtë ne kishim shumë siguri, sepse të gjithë kolegët në përbërje të grupit kishin një aftësi të jashtëzakonshme profesionale. Dhe në përgjithësi ekipet tona në atë kohë kanë pasur një profesionalizëm për ta pasur zili. Pse, çfarë mendon ti, se mund të ndodhte që të goditej shtëpia e dikujt, siç ndodh sot, aq më shumë e kuadrove të lartë të shtetit dhe nuk mund të gjendeshin autorët? Mendon ti se mund të ndodhte një ngjarje dhe nuk do të mund të zbardhej? Pa le pastaj të kishe raste si ai që jam duke të folur, që as që të shkonte ndër mënd rezultati urgjent i shkakut të saj. Çfarë mendove ti, se mund të kishte raste si këto të sotmet, që mund t'i konsiderosh edhe të bujshme, siç ishte fakti i bombës te "Vefa" ku vdiqën njerëz, dhe të ngelen pa autor? Lëre pastaj të ndodhnin ngjarje si kjo e autobusit me studente në Himarë që çohet grupi i ekspertëve dhe thonë se nuk punuan ferrotat dhe nuk frenoi. Në atë kohë do të bëhej ekspertiza tamam dhe po qe se nuk punuan ferrotat do të ndalej kush kishte fajin, pse e kishte bërë. Jo që nuk punuan frenat dhe kaq. Dikush duhet të përgjigjet që nuk punuan frenat. Kështu, edhe në rastin e ambasadës për të cilën po të flas, as që të shkonte ndër mend që të mund të mos zbardhej dhe jo të mendoje se edhe mund të mbetej me të vërtetë e tillë.
Mos je duke bërë një farë propagande, apo politikë?
E keqja është se ndërsa sot duhet të flasësh për një realitet që ka ndodhur me të vërtetë tjetri të quan nostalgjik politik. Unë po të them i nderuar, se shteti apo strukturat profesioniste të organeve specifike të shtetit kanë funksionuar në mënyrë perfekte. Ti në kohën e sotme le të kishe hequr forcën organizuese apo drejtuese siç mund ta quajmë të partisë por të mbaje mënyrën e funksionimit eficent të shtetit. Pse, mos je duke u mburrur për shembull, që para disa ditësh këtu të vdiq një biznesmen i huaj, - nuk e mbaj mend se nga ishte por arab më duket ishte, - që i vunë eksploziv në shtëpi dhe askush nuk thotë dot një fjalë. Por jo mor zotëri, nuk ndodhte. Ju që keni qejf që këto të vërteta që po ju them t'i konsideroni propagandë, konsiderojini si të doni, jeni të lirë. Por që të mos dalim nga tema e ngjarjes që jam duke të shpjeguar, po të them se një orë pas shpërthimit të eksplozivit në ambasadën e shtetit më problematik me vendin tonë, siç ishte Jugosllavia, pra në orën 22.00 grupi hetimor filloi punën e tij.
Nga e filluat?
Si u mblodhëm dhe u bë e qartë detyra, shkuam menjëherë të gjithë së bashku dhe hymë në selinë e ambasadës jugosllave ku kishte ndodhur ngjarja. Konstatuam se vendi i shpërthimit të eksplozivit ishte tarraca e kuzhinës së ndërtesës së ambasadës.
(Vijon nesër)
Bengasi: Ish-mësuesi i fizkulturës që arriti majat e Policisë së Shtetit
Dilaver Bengasi ka lindur më 5 qershor të vitit 1944 në fshatin Prrenjas të Gramshit. Arsimin fillor të nisur në fshatin e lindjes e përfundoi në vitin 1958 në Tiranë. Në vitin 1963, përfundoi studimet në gjimnazin "50 Vjetori i Pavarësisë".
Menjëherë pas gjimnazit, emri i Dilaver Bengasit spikat në kolektivin e studentëve të Institutit të Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" në Tiranë, si një boksier me shumë talent dhe perspektivë në atë lloj sporti. Në atë periudhë që ai ndiqte Institutin e Fizkulturës, ka qenë ndërkohë dhe anëtar i ekipit të mundjes së klubit sportiv "Dinamo".
Pas diplomimit në vitin 1966 si mësues fizkulture, emërohet mësues i Edukimit Fizik dhe Ushtarak në gjimnazin "20 Tetori" të qytetit të Lushnjës, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1967.
Pikërisht në vitin 1967, Dilaver Bengasi transferohet në Tiranë, ku jep lëndën e Edukimit Fizik në disa shkolla të mesme të saj.
Por nga viti 1968 ai largohet përkohësisht nga arsimi, për t'u emëruar Inspektor i Kulturës Fizike i Lagjes Nr.8 të kryeqytetit, lagje që në atë periudhë përfshinte zonën e Bllokut, gjë që do të thoshte se ishte lagjja më specifike dhe më e rëndësishme e shtetit të asaj periudhe.
Dy vjet më vonë, ai do të rikthehej sërish në arsim, por këtë herë si mësues i Edukimit Fizik jo në një shkollë dosido por pikërisht në gjimnazin "50 Vjetori i Pavarësisë", në të cilin jo më shumë se 7 vjet më parë kishte qenë nxënës i bankave të tij.
Në atë gjimnaz ndenji deri në vitin 1973, kur një çudi e pashkruar dhe e pamenduar ndonjëherë ndodhi në jetën e tij. Pikërisht në atë vit, jeta e Dilaver Bengasit do të merrte një kthesë të paimagjinuar.
Ndërsa prej disa vitesh kishte filluar Fakultetin e Shkencave Juridike, pikërisht në vitin 1973 po jepte provimet e shtetit. Në atë moment pikaset nga profesori i shquar i kohës dhe shef i katedrës së të drejtës penale të atij fakulteti, Ismet Elezi, i cili ishte gjithashtu dhe këshilltar juridik i kryeministrit Mehmet Shehu, dhe në pak ditë përfundoi në zyrat më specifike dhe të rëndësishme të sistemit të drejtësisë të asaj kohe, që ishin ato të Hetuesisë së Tiranës.
Pas detyrës si Zëvendësprokuror për hetimet në Prokurorinë e Tiranës, pak kohë më mbrapa do të kalonte në Hetuesinë e Krimeve të Rënda, ku do të rezultonte me një C.V tepër të pasur në drejtim të zbardhjes së shumë çështjeve, madje me interesa të veçanta kombëtare.
Në vitin 1974, direkt me propozimin dhe miratimin e ministrit të fuqishëm të kohës, Kadri Hazbiu, Dilaver Bengasi emërohet Hetues i Krimit Ekonomik në Hetuesinë e Tiranës, detyrë kjo shumë delikate dhe e besuar, pasi ishte me kompetenca të jashtëzakonshme në atë hetuesi. Kjo kishte të bënte me atë se, urdhrat e tij për arrestime dhe lirime nga burgu të personave të identifikuar si autorë ngjarjesh ishin të padiskutueshme.
Tre vjet më vonë, pra në vitin 1977, emri i shkëlqyer i tij në drejtim të rezultateve befasuese për zbardhjen e shumë enigmave të shumëpërfolura në publik vendoset në krye të Sektorit të Krimit Ekonomik të Hetuesisë së Tiranës.
Por edhe këtu nuk do të rrinte më shumë se katër vjet, pasi tashmë rezultatet dhe autoriteti i tij në atë sektor për aftësitë e veçanta që kishte do të kishin vetëm shkëlqime.
Kështu, në vitin 1961, Dilaver Bengasit, ish-mësuesit të dikurshëm të Edukimit Fizik dhe pasionantit të sportit të boksit, do t'i besohej drejtimi i Hetuesisë së kryeqytetit, me një problematikë jashtëzakonisht të ngjeshur dhe shumë delikate, e cila në drejtimin e saj kërkonte me të vërtetë emra më se të përzgjedhur, që të kishin një histori më se pozitive dhe me shkëlqim të veçantë në atë fushë. Dhe në këtë vend, në atë kohë, u përzgjodh pikërisht emri i Dilaver Bengasit. Në këtë kohë, ai, veç Fakultetit Juridik, kishte përfunduar edhe studimet e larta të shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte titulluar ndërkohë edhe Oficer Profesionist i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Dy vjet më vonë, kur kishte në C.V-në e tij tri diploma të arsimit të lartë, që për atë kohë ishin deri të pabesueshme dhe pothuajse të pamundura për njerëzit e zakonshëm, pikërisht si mësues i fizkulturës, jurist dhe oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dilaver Bengasi emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës siç quhej në atë kohë dhe…, në janarin e vitit 1985 ai emërohet
"Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare", detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1990. Ka qenë për specializime të veçanta në kryeqytetet e disa shteteve të ndryshme, si në Paris, Beograd, Romë etj. E veçantë në specifikën e ndritur të karrierës së Dilaver Bengasit është dhe drejtimi i Policisë së Shtetit nga ana e tij si Drejtor i Përgjithshëm i saj, kur ministër ishte Hekuran Isai, në periudhat më të nxehta të vendit që pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo, për faktin se ndërsa turmat e njerëzve të irrituar po shpërthenin ambasadat dhe po sulmonin portet dhe objektet e shtetit, gjakftohtësia e treguar nga këta kuadro dhe nga profesionalizmi i veçantë i policisë së atyre viteve, bëri që të eliminoheshin jo vetëm vrasjet sporadike, por ndoshta edhe situata e një lufte civile e cila ishte në prag, për faktin se dy krahët tepër të nxehta të popullsisë tejet të politizuar ishin të gatshme për konflikt të hapur nga momenti në moment, aq më shumë siç deklaron vetë Bengasi, që në atë kohë ka pasur qarqe të caktuara që kërkonin me çdo kusht gjakderdhje në vend.
Gjithsesi, në 15 dhjetor të vitit 1995, Dilaver Bengasi arrestohet nga klasa e re politike e ardhur në pushtet pas rrëzimit të shtetit komunist dhe dënohet me 18 vjet burg, gjë për të cilën ai deklaron se akuzat e tij kanë qenë një farsë dhe të montuara tërësisht me qëllime politike.
Kështu, më 29 shtator të vitit 1997 ai merr pafajësinë nga Gjykata e Lartë e Republikës.
Pas viteve '90-të ka qenë ndërkohë edhe Kryetar i Policisë Financiare të Kryeqytetit.
Aktualisht punon si avokat pranë gjykatës së Tiranës, ndërkohë që jep mësim si pedagog në njërin nga universitetet private të kryeqytetit. Është i martuar, me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Edhe djali i tij, Alban Bengasi, i cili gjithashtu ka shërbyer për më shumë se 8 vjet në Polici, është avokat i njohur pranë gjykatës së Tiranës.