Dilema; Para për studentin apo për universitetin?
Disa pedagogë mendojnë se universitetet private e publike duhet të kenë tarifa të vetëpërcaktuara, mundësisht të përafërta, në mënyrë që niveli i konkurrencës të jetë më i lartë, duke financuar studentin e jo universitetin. Në lidhje me këtë çështje ndajnë mendimin e tyre me “standard” tre aktorë të botës akademike: përgjegjësi i departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, prof. Artan Fuga, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. dr. Shezai Rrokaj, si edhe administratori i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili.
Universitetet publike financohen tërësisht nga shteti dhe studentët që regjistrohen në to, paguajnë tarifë minimale. Universitetet private mbijetojnë nga tarifa e shkollimit, që është më e madhe sesa kostoja e studimit. Si mund të lindë konkurrenca në një sistem të tillë? Shteti duhet të financojë studentin apo universitetin?
Prej ligjit “Për arsimin e lartë” deri në udhëzimet më të fundit të Ministrisë së Arsimit e nga mediat në politikë, gjithnjë kryhet diferencimi mes universitetit privat e publik. Por, a kemi të bëjmë me një ndarje reale apo një ndarje të imponuar? Cili është qëndrimi i aktorëve të botës akademike mbi dikotominë e fryrë shpeshherë artificialisht? Ku qëndron diferenca dhe cilat janë hapësirat e përbashkëta mes universiteteve?
Disa pedagogë mendojnë se universitetet private e publike duhet të kenë tarifa të vetëpërcaktuara, mundësisht të përafërta, në mënyrë që niveli i konkurrencës të jetë më i lartë, duke financuar studentin e jo universitetin. Të tjerë, mendojnë se pikësëpari nevojitet një rregullim i brendshëm i tregut arsimor, i paimponuar nga sipër, pra një marrëveshje që do të mundësonte nisjen e konkurrencës. Gjithsesi, të gjithë janë të mendimit se universitetet publike dhe ato private duhet të trajtohen njëtrajtshmërisht nga politika, ndonëse një pjesë e tyre janë në pronësi të publikut e të tjerë në pronësinë e individëve privatë.
Në lidhje me këtë çështje ndajnë mendimin e tyre me “standard” tre aktorë të botës akademike: përgjegjësi i departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, prof. Artan Fuga, dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. dr. Shezai Rrokaj, si edhe administratori i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili.
Subvencionimi
Dilema e madhe e viteve të fundit është subvencionimi në shkollën e lartë. Cili duhet subvencionuar, studenti apo universiteti? Zgjidhja e deritanishme është subvencionimi i universitetit publik, por megjithatë, hyrja e “elementit të ri” të tregut nuk ka munguar, me rritjen e vazhdueshme të tarifave të shkollimit. Gjithsesi, deri më sot, kjo tarifë nuk mund të barazohet me koston e studimit.
Prof. dr. Shezai Rrokaj mendon se duhet që medoemos të rritet niveli i tarifës në universitetet publike. “Për mendimin tim, niveli i tarifës duhet të arrijë koston e studimit dhe të subvencionohen vetëm studentët në nevojë. Djali im nuk ka nevojë për subvencionim shtetëror, pasi unë mund t`ia përballoj studimet, kështu edhe shumica e familjeve shqiptare. Mbetet që subvencionimi të kthehet vetëm për ata që nuk kanë mundësitë ekonomike për të vazhduar shkollën e lartë”.
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë mendon se në sistemin aktual, universitetet private favorizohen. “Në këtë sistem të krijuar, universiteti publik lihet qëllimisht jashtë konkurrencës. Nuk mundet që universiteti publik të kthehet në një njësi që të hyjnë të gjithë studentët, sepse kështu vendos qeveria. Është vetë universiteti ai që duhet të përcaktojë kuotat dhe tarifat, në bazë të nevojave dhe mundësive që ai ka. Në shumë raste, qeveria ka vendosur që të vendosë më pak kuota në një degë, ku universiteti publik ka edhe hapësirat edhe pedagogët, e në këtë mënyrë nuk kemi më të bëjmë me universitet publik, por me universitet shtetëror”.
I të njëjtit mendim është edhe administratori dhe pedagogu i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili, i cili e zgjeron më tej idenë e subvencionimit. Sipas tij, duhet të subvencionohen jo vetëm studentët në nevojë, por edhe ata të mirët, duke e lënë kategorinë e ndërmjetme, vetëpërgjegjëse mbi vazhdimin e shkollës së lartë.
“Duhet të kalojmë thjesht nga “sistemi parazitist”, pra falas për të gjithë, në një sistem sipas parimit “nevojë dhe meritë”. Shoqëria duhet të investojë për njerëz në nevojë dhe njerëz ekselencë. Pjesa mediokre në mes nuk është as nevojtare, as ekselente, ajo ta marrë vetë përgjegjësinë për t’u shkolluar”.
Ai mendon se duhet t`i lihet në dorë studentit “çeku i studimeve” e më pas ky i fundit të përzgjedhë se në cilën shkollë do të vazhdojë.
“Në vend që (shteti – sh.r.) t’i thotë studentit shko falas në universitetin publik, ti japë fondin apo atë që njihet si “çeku i studimeve” dhe pastaj të jetë studenti vetë që të shkojë ku të dojë ta shpenzojë kontributin që shoqëria jep për të. Kjo do të bënte sistemin motivues, sistemin publik dhe privat. Të gjithë duhet të jemi në “garë” për ta fituar studentin, në një garë të drejtë, të ndershme e me standarde akademike të barabarta”.
Z. Çili e krahason këtë metodë me sistemin shëndetësor. “Për ta ilustruar, në vend që shteti të ndërrojë një spital të ri, një universitet të ri publik për të shëruar apo shkolluar ata që kanë nevojë, që kërkon kohë, shpenzime të mëdha kapitale dhe është jomotivuese dhe joefiçente, shteti më mirë shkon drejt e tek nevoja e njerëzve të pamundur. Shkurt, i paguan pacientit sigurimet shëndetësore dhe ai zgjedh vetë spitalin ku shkojë”, – thotë ai.
Një hap më tej, shkon prof. dr. Artan Fuga. I pyetur mbi këtë “dilemë”, ai shprehet se nuk është subvencionimi në vetvete problemi i mungesës së konkurrencës. Sipas tij, universitetet duhet të kuotohen në mënyrë që të ekzistojë mundësia e bashkëpunimit mes privatit dhe publikut. “Të dyja, – thotë prof. Artan Fuga. – Nuk është problem subvencionimi, sepse struktura e kapitalit është mikse. Edhe në ndërmarrjet private mund të ketë subvencionim publik. Nuk duhet të dallojmë universitetin publik nga ai privat sepse sot kapitali privat e publik ka investime mikse”.
Ai shprehet se aksionet duhet të jenë të ndërthurura dhe të përbashkëta. “Ka edhe aksione të publikut në tregun privat, ashtu sikurse edhe anasjelltas. Në gjykimin tim, zgjidhje e mirë do të ishte kuotimi i universiteteve, në mënyrë që një privat që ka dëshirë të kontribuojë në universitetet publike, të ketë mundësi. I njëjti fenomen duhet të ndodhë edhe në universitetet private. Publiku mund të financojë me anë të disa formulave në universitetet private dhe kjo është zgjidhja më e mirë”, – shprehet prof. Fuga.
Ai është i mendimit se subvencionimi duhet lënë në plan të dytë, pasi problemi kryesor nuk ndodhet aty, por te seleksionimi. Prof. Fuga shprehet se studenti i mirë bëhet kudo dhe se nuk mund të favorizohet dikush pse ka nota më të mira, pasi ai në vetvete mund të jetë i privilegjuar për shkak të rrethanave. “Nuk jam i mendimit që të financohet më i miri (student), sepse një student i mirë bëhet kudo që të jetë. Ne duhet të krijojmë elitën dhe problemi kryesor këtu është që në shkolla nuk ka seleksionim. E faji i mbetet atij që e kontrollon “paketën”, – thotë profesori.
Konkurrenca
Prof. Fuga mendon se konkurrenca në universitete duhet të vijë nga vetërregullimi i tregut arsimor. Sipas tij, operatorët privatë dhe publik duhet të arrijnë marrëveshje. “Përpara se të jetë konkurrencë, tregu është marrëveshje, – shprehet ai. – Unë besoj se duhet të luftojmë që këto parime të vihen në jetë. Universitetet, private e publike, duhet të ulen në tavolinë. Nuk duhet që të imponohet nga lart, por duhet që të gjendet një gjuhë e përbashkët. Shoqata e rektorëve është e para që duhet të kthehet në një forum bashkëpunimi e jo një institucion burokratik. Duhet që ne të krijojmë vend për hapësirat publike. Problemi ynë kryesor, që mua më shqetëson, është se ne sot nuk kemi profilizim të universiteteve. Nuk ka një ndarje, që Universiteti i Vlorës p.sh. të jetë më i mirë në të Drejtën Navale, një universitet privat në të Drejtën Civile e një tjetër në të Drejtën Penale. Një treg i ri është gjithnjë homogjen. Të gjithë tentojnë të krijojnë shalqinj. Do të prodhojnë shalqinj për tre vjet rresht e do të përfitojnë frytet e tyre derisa të mos blihet më asnjë shalqi në treg. Pas kësaj, do të falimentojnë të gjithë ose do të vendosin që një pjesë të mbjellë ullinj, të tjerë vreshta e kështu me radhë. Duhet kuptuar fragmentarizimi i tregut universitar. Sistemi ynë aktual do të sjellë një papunësi intelektuale, e këtu është pjesa ku duhet të arrihet një marrëveshje”.
Ndërkohë, administratori i UET-së e sheh problemin pikërisht nga trajtimi që u bën shteti universiteteve publike e atyre private. “Le të jetë studenti ai që cakton hierarkinë e cilësisë së universitete dhe jo burokratët e buxhetit të shtetit, – thotë Henri Çili. – Pa futjen e pagesës dhe pa kalimin në sistemin e mbështetjes së selektuar të grupeve sociale, e degëve strategjike apo degëve me interes publik, nuk ka asnjë shpresë për rritur kompetitivitetin në këtë sektor. Po ashtu, duhen standarde të njëjta publik – privat dhe mbi të gjitha, duhet liberalizuar sistemi i financimit të arsimit të lartë, sistem që vendos në qendër “studentin” dhe jo universitetin publik, që shpesh nuk është gjë tjetër veçse burokracia akademike”.
I të njëjtit mendim është edhe prof. Shezai Rrokaj, por çështja kryesore për të është mënyra e konceptimit të arsimit të lartë. “Ligji i ri i arsimit të lartë e sheh universitetin jo si publik, por si shtetëror. Kjo është absurde. Universiteti nuk mund të përcaktojë as kurrikulat vetë, sepse është nën tutelën e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit. Këtu qëndron thelbi i problemit. Unë mendoj se universitetet publike duhet të kenë autonomi të plotë financiare dhe menaxheriale, përndryshe nuk do të ketë asnjë mundësi konkurrimi në treg, – shprehet prof. Rrokaj. – Ende në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit shihet se universitetet publike cilësohen si “institucione në varësi”, duke e trajtuar në këtë formë jo si partner universitetin publik, por si një institucion të varur nga ministria. Kur kjo mendësi të çrrënjoset nga sistemi arsimor, do të mund të flasim për konkurrencë”.
Universitetet publike dhe private në sytë e të gjithëve shihen ende si dy koncepte të pavarura, të veçanta, të papajtueshme. Ndonëse bota akademike bën thirrje për të ndaluar këtë dikotomi, ende mbetet një sistem i ndarë më dysh, rregulla të tjera për privatin e rregulla të tjera për publikun. Disa kërkojnë që kjo të zgjidhet ligjërisht, të tjerët me vetërregullim, disa mendojnë se është shteti që duhet të ndërhyjë, të tjerët kërkojnë që shteti të mos prekë, disa kërkojnë që universiteti të jetë në qendër të financimit, të tjerët kërkojnë që të jetë studenti. E gjithsesi, nevoja për ndryshime në sistem duket se është një pikë ku të gjithë bashkohen.