Bruksel, ceremoni e çuditshme martese, 50 metra mbi tokë
Nga Erion Kaçorri
Një çift në Belgjikë ka vendosur që të zhvillojë ceremoninë martesore në qiell. Pasi kanë qëndruar 10 vjet së bashku, dy të rinjtë nga Brukseli, kanë vendosur që të martohen, por një ceremoni 50 metra mbi tokë sipas tyre do tu sjellë atyre shumë fat. Kjo ka bërë që edhe 22 të ftuarit të ulen në sedilje avionësh të siguruar me rripa, për të ndjekur dasmën e të afërmve të tyre.
BELGJIKE- Me sa duket ceremonitë e zakonshme martesore janë bërë të mërzitshme, ndaj dy të rinj nga Brukseli e kanë gjetur zgjidhjen për të thyer monotoninë. Ata kanë vendosur që shkëmbimin e unazave dhe premtimeve për ti qëndruar pranë njeri-tjetrit në të mirë e në të keqe, ta bëjnë 50 metra mbi tokë. Pasi qëndruan 10 vjet së bashku, Sandra dhe Jeron nga Belgjika vendosën të martohen, por dasmën ta zhvillojnë në qiell. Në këtë mënyrë, platforma nisi të ngrihej lart teksa prifti mbante fjalimin e tij dhe çifti vendoste unazat. Ndërkaq, 22 të ftuarit në dasme u detyruan të siguroheshin në sedilje avionesh të mbërthyer me rripa.
“Martesa në qiell, një eksperiencë e mrekullueshme, u shpreh e sapomartuara duke shtuar se i ishte dukur vetja sikur po fluturonte”.
Pas ceremonisë në qiell, cifti belg do të zhvillojë edhe një të zakonshme në kishë për të kënaqur edhe ata që nuk guxuan të hipnin në platformën e çuditshme.
(a.r/balkanweb)