Faza e tretë; Datat dhe procedurat e aplikimit për në universitete
Në datën 21 tetor do të shpërndahen Formularët A3 në drejtoritë arsimore rajonale dhe në zyrat rajonale, ndërkohë që deri në datën 22 do të kenë mundësi të regjistrohen maturantët që kanë fituar një shkollë, por nuk janë regjistruar; ata që janë regjistruar, por duan të vijojnë një shkollë tjetër; ata që kanë fituar në vitet e kaluara të Maturës Shtetërore. Ndërkohë, për maturantët që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve në dy fazat e kaluara, afati do të jetë nga data 22 deri në datën 26 tetor. Regjistrimi do të kryhet në datat 7-15 nëntor
Ministri i Arsimit, Fatos Beja, ka nënshkruar dje udhëzimin për fazën e tretë të regjistrimit në universitetet publike. Formulari A3 do të plotësohet deri më 26 tetor, ndërkohë që regjistrimi do të kryhet më 15 nëntor. Në këtë udhëzim përcaktohen edhe procedurat e tjera të regjistrimit nga aplikimi me anë të Formularit A3 deri në regjistrimin e studentëve në universitete.
Formulari A3
Në Formularin A3, që do të shërbejë si bazë për regjistrimin e studentëve, do të jenë të përfshira kuotat bosh të çdo fakulteti, në kllapa, në mënyrë që maturantët të kenë mundësi të shohin nëse kanë shpresa për të fituar në atë degë.
Në datën 21 tetor do të shpërndahen Formularët A3 në drejtoritë arsimore rajonale dhe në zyrat rajonale, ndërkohë që deri në datën 22 do të kenë mundësi të regjistrohen maturantët që kanë fituar një shkollë, por nuk janë regjistruar; ata që janë regjistruar, por duan të vijojnë një shkollë tjetër; ata që kanë fituar në vitet e kaluara të Maturës Shtetërore dhe ata që “kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve në korrik të vitit 2008 dhe kanë fituar të dyja provimet me zgjedhje, Z1 dhe Z2, në vitin 2007 ose 2008”.
Ndërkohë, për maturantët që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve në dy fazat e kaluara, afati do të jetë nga data 22 deri në datën 26 tetor.
“Dorëzimi nga kandidatët i Formularëve A3 të plotësuar bëhet në DAR/ZA dhe APRIAL, deri më datë 27.10.2008”, – përcakton udhëzimi i ministrit. “DAR/ZA-të sjellin në APRIAL Formularët A3 të plotësuar në datën 28.10.2008”.
Regjistrimi
Të gjitha të dhënat e plotësuara në Formularët A3 do të shqyrtohen nga Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë deri më datë 5 nëntor. Në këtë datë ajo do të shpallë fituesit, të cilët do të dorëzohen në universitete një ditë më vonë. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës dorëzon në datën 6.11.2008, në formë të shkruar dhe elektronike, listat përfundimtare të kandidatëve fitues sipas programeve përkatëse të studimit, në Institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe DAR/ZA. Këto institucione afishojnë menjëherë listat në vende të dukshme në mjediset e tyre”, – përcakton udhëzimi.
Sipas këtij udhëzimi, regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë deri në datën 15.11.2008. Për t’u regjistruar, maturantëve u duhet të paraqesin një dëftesë pjekurie; certifikatë lindje me fotografi; 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh, si edhe vërtetim të çregjistrimit nga programi i mëparshëm për ata që janë shpallur fitues në fazën e dytë, por kanë dëshirë të ndërrojnë degë.
“Në rast se kandidatët fitues nuk kanë dëftesë pjekurie origjinale të kërkuar në pikën 14/a të mësipërme, të paraqesin dublikatën e dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse”, – shkruhet në udhëzimin e ministrit Beja.
Edhe çregjistrimet do të kryhen gjatë datave 07 deri më 15 nëntor. Kandidatëve të çregjistruar do t’u kthehet dosja individuale me dokumentet e regjistrimit, të cilat do të përdoren për regjistrimin në fazën e tretë.
Kanë të drejtë të aplikojnë studentët që:
a. nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2008-2009;
b. janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në Institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2008-2009;
c. janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2008-2009 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi;
d. kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007 dhe 2008 dhe nuk figurojnë të regjistruar në programet e studimit në institucionet publike të arsimit të lartë;
e. kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve në korrik të vitit 2008 dhe kanë fituar të dyja provimet me zgjedhje, Z1 dhe Z2, në vitin 2007 ose 2008.
Dokumentet e regjistrimit
a. Dëftesë pjekurie;
b. Certifikatë lindje me fotografi;
c. 2 fotografi;
d. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh;
e. Për kandidatët e përcaktuar në pikën 4/c, vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.
Datat
Deri më 22 tetor, ora 18:00 tërhiqet Formulari A3 nga maturantët e pikave b, c, d dhe e;
22-26 tetor 2008 tërhiqet Formulari A3 nga maturantët që nuk kanë fituar shkollën e lartë;
Deri më 27 tetor dorëzohen formularët në DAR/ZA;
6 nëntor publikohet lista e fituesve;
7-15 nëntor, kryhet regjistrimi në universitete.
Marjeta Zaçe
Varfëria është ulur me 19%
Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, 17 tetor, zv.ministrja e Punës, Marjeta Zaçe, në një konferencë për shtyp tha se "në Shqipëri popullsia që jeton nën vijën e varfërisë, llogaritet në 14%, nga 16.9% në vitin 2007".
Sipas saj, këtë vit trajtohen me ndihmë ekonomike 93 mijë familje, nga 114 mijë që përfitonin në vitin 2007. Kjo do të thotë se niveli i varfërisë është ulur me rreth 19%.
Nga buxheti i shtetit për programin e asistencës sociale në vitin 2008 u destinuan 3.5 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë që ishin një vit më parë ose 34% më shumë fonde për mbulimin e varfërisë. Masa mesatare e ndihmës ekonomike për familje në vitin 2008 është dyfishuar në krahasim me vitin 2006.
“Ritme më të shpejta të reduktimit të varfërisë janë identifikuar në tri vitet e fundit”, - theksoi Zaçe, duke shtuar se niveli i varfërisë në fund të vitit 2007 është ulur me 33% në krahasim me vitin 2002. Ajo tregoi se për herë të parë në 18 vitet e demokracisë, në korrik të këtij viti u indeksua pagesa e ndihmës ekonomike me 10%, që do të ndikojë në zbutjen e mëtejshme të varfërisë. Edhe rritja e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar (PAK) ka ndikuar në uljen e nivelit të varfërisë. Vetëm në vitin 2008 me një paketë të posaçme u mbështetën 105 mijë persona me aftësi të kufizuara me 500 milionë lekë. Pagesa e aftësisë së kufizuar arriti me 8 700 lekë në muaj ose afro sa pensioni minimal në shkallë vendi. Synimi i Ministrisë së Punës është që brenda pesë viteve të ardhshme të katërfishojë ndihmën ekonomike. Për vitin 2008-2009 niveli maksimal i ndihmës ekonomike do të jetë 7500 lekë në muaj për familje, ndërsa niveli minimal 1000 lekë në muaj për ndihmë ekonomike të pjesshme.
Në vitin 2013 në skemën e ndihmës ekonomike parashikohet të bëjnë pjesë 70 mijë familje, nga të cilat 35 mijë në zonat urbane (që kryesisht marrin ndihmë të plotë) dhe 35 mijë familje të tjera në zonat rurale (që përgjithësisht marrin ndihmë të pjesshme).
Krahas me reduktimin e numrit të familjeve, është parashikuar edhe rritja e fondeve buxhetore për ndihmë ekonomike. Brenda pesë viteve të ardhshme këto fonde do të jenë 7.6 miliardë lekë ose tri herë më shumë se vit