Nëntor; Realizohen transplantet e veshkave
Transplanti i parë i veshkave pritet të realizohet për herë të parë në Shqipëri në muajin nëntor, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ku dhe është drejt përfundimit salla ku do të kryhet ky proces.
Shefi i Klinikës së Urologjisë në QSUT, Mustafa Xhani, tha se "jemi në fund të projektit të transplantit të veshkave në Shqipëri. Tashmë të gjitha hallkat janë plotësuar, qeveria ka dhënë fondet e caktuara për rikonstruksionin e sallës, laboratorëve". Ai sqaroi se "transplanti ishte planifikuar të bëhej në muajin maj të këtij viti, por mungesa kryesore ishte salla e operacionit si pasojë e zvarritjeve burokratike të njerëzve që janë marrë me këtë punë". "Praktikisht salla akoma nuk ka mbaruar, shpresojmë që deri në fund të muajit të mbarojë, dhe nga fillimi i nëntorit të kryhen transplantet e para në klinikën tonë, në bashkëpunim dhe me partnerë të Klinikës së Barit, në Itali", - tha doktor Xhani.
Në përgjigje të interesimit nëse transplanti i veshkave do të kryhet kundrejt pagesës, doktor Xhani tha se "transplantet në Klinikën e Urologjisë do të bëhen gjithmonë pa pagesë". Për sa i përket përzgjedhjes së personave për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje, doktor Xhani tha se "është një staf i përbashkët i nefrologëve, të drejtuar nga profesor Thereska dhe Kodra, dhe nga shërbimi i Urologjisë, të seleksionuar në bazë të kritereve profesionale mjekësore". Sipas tij, kanceri i veshkës ka një rritje të dukshme vitet e fundit. “Në shërbimin tonë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kryhen rreth 50 operacione në ditë”, - tha më tej doktor Xhani, sipas të cilit, “mosha më e prekshme është 40-60 vjeç, por ka pasur dhe raste me mosha më të reja”.
"Ndër faktorët e prekjes nga kanceri i veshkës, faktori gjenetik ka rolin e tij, por ka dhe faktorë të tjerë determinues", - sqaroi ai.
Në vendin tonë trajtohen me sukses sëmundjet e Urologjisë, që nga operacionet më të thjeshta deri tek më të vështirat, tek të gjitha grupmoshat. Në Klinikën e Urologjisë pranë QSUT-së kryhen rreth 2 mijë operacione në vit, nga më të thjeshtat, deri tek më të ndërlikuarat.