Dilemat e Obamës për Sirinë
Hajro Limaj
Presidenti Obama po jeton javën më të vështirë, më kritike të jetës së tij politike. Vendimi që ai do të japë në lidhje me ndërhyrjen ushtarake në Siri brenda disa ditëve të ardhshme do të ndryshojë shumë gjëra në karrierën e tij dhe në politikën botërore. Vendimi në lidhje me operacionin ushtarak është një hap shumë i vështirë dhe që e ngarkon atë me një përgjegjësi shumë të madhe. Dëshira e Obamës për ta ndarë këtë përgjegjësi me Kongresin, në fakt e rriti më shumë këtë vështirësi. Sepse Kongresi, ashtu si edhe shumica e popullit amerikan, nuk ndajnë të njëjtin mendim me administratën e Obamës për të ndërhyrë në Siri nëpërmjet një operacioni ushtarak. Analistët amerikanë nuk mund ta përcaktojnë se cili do të jetë përfundimi që do të dalë nga Kongresi. Madje edhe sikur Obama të sigurojë kalimin e projektit në Kongres me karizmën dhe autoritetin e tij, ndryshimi i qëndrimit të popullit është i dobët. Sepse në shoqërinë amerikane ka një rritje të fuqishme kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme. Sipas anketës së publikuar dje 59 për qind e amerikanëve dëshirojnë që Kongresi t’i thotë jo ndërhyrjes ushtarake. Shkaqet e kësaj janë të qarta: Mbas ndërhyrjeve ushtarake në Afganistan dhe në Irak amerikanët nuk dëshirojnë të fillojnë një ndërhyrje të re ushtarake. Kësaj lufte përveç lodhjes i shtohen edhe dyshimet në çështjen e realizimit të sulmit kimik nga ana e Asadit. Veçanërisht tremben edhe nga përfitimet që mund t’i vijnë forcimit të organizatës terroriste të Al-Kaeda-s, pas ndërhyrjes ushtarake kundër Sirisë. Për këto arsye administrata e Obamës është në pozitë të vështirë. Dhe nëse Kongresi i thotë “JO” kundërshtia është tepër serioze. Kuptohet që, cilido që të jetë vendimi i Kongresit, administrata e Obamës nuk do të nxitohet në fillimin e operacionit. Këtë mundësi po e tregojnë ed-he zhvillimet që po ndodhin këto 24 orët e fundit. Sekretari i shtetit Kerry, hodhi një propozim që parashikon vendosjen nën kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike. Edhe Rusia këmëngul për një plan afrimi. Në përfundim filloi të fitojë fuqi “zgjidhja politike“. Ndoshta edhe diplomacia kësaj here do t’i presë rrugën një operacioni dhe ndeshje ushtarake. Sido që të jëtë zgjidhja, Asad sot përbën fytyrën më të shëntuar të një diktatori pa shpirt, i cili, për të sunduar, për dy vjet e gjysëm ka vrarë më mijëra njerëz dhe e kthyer vendin në një gërmadhë.