Siria pranon armëpushimin për Bajram

Qeveria siriane ka pranuar armëpushimin e propozuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi, për festën e Kurban Bajramit.
Vetë Brahimi e dha lajmin në përfundim të vizitës së tij ne Damask. Opozita siriane e garantoi të dërguarin ndërkombëtar se çdo pushim zjarri i vendosur nga forcat qeveritare, do të respektohet edhe nga kryengritësit.
Brahimi e ka bërë të qartë se armëpushimin me rastin e festes myslimane qe nis të enjten ne rajon dhe zgjat katër ditë, e kërkon edhe si mundësi për të lejuar zhvillimin e një procesi politik.
Kurban Bajrami apo festivali i sakrificës, kremtohet te myslimanet për të kujtuar vullnetin e Ibrahimit për të sakrifikuar të birin, Ismailin, si prove e bindjes së tij ndaj Zotit.