Konfirmohet vizita e Clinton dhe Ashton në Kosovë
Departamenti amerikan i shtetit përmes një komunikate ka njoftuar se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojë për Kosovë dhe Beograd duke mos dhënë datën e saktë por duke cekur vetëm kohën mes 29 tetor deri më 2 nëntor.
Sipas njoftimit në Prishtinë dhe Beograd, Clinton dhe Ashton do të flasin për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe do ta përsërisin qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së që Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të avansojnë në dialogun e tyre, si dhe do t’i inkurajojnë palët në marrjen e hapave konkret që do tu mundësojnë të dyja vendeve të përparojnë në rrugët e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton Indeksonline.