E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimer rumun - protestat e pakenaqesise perhapen ne te gjithe vendin

Shkak per shperthimin e valeve te fundit te protestes ne Bukuresht dhe qytete te tjera te medha ishte nje debat i ndezur per reformen shendetesore. Nga njera ane thuajse te gjithe ne Rumani e dine se vetem nje reforme e thelle mund te shpetoje sistemin e vjeteruar dhe te korruptuar te shendetesise. Reforma kerkohet edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar prej kredive te te cilit Rumania vazhdon te jete e varur per shkak te situates se tensionuar financiare.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pakenaqesi ndaj gjithe klases politike - vala e protestave ne Rumani zgjerohet

Pakenaqesi per reformen shendetesore

Kundershtaret e ndryshimeve te njoftuara druajne megjithate se sistemi i shendetesise do te vazhdoje te kontrollohet nga struktura te korruptuara. Zenka shkallezoi kur Presidenti Traian Basescu sulmoi verbalisht ne publik nje mjek te suksesshem. Mjeku me popullaritet me origjine nga Palestina Raed Arafat ka studiuar ne Rumani dhe me pas ka ngritur nje sistem shume eficient te ndihmes se shpejte i cili shtrihet ne te gjithe vendin.

Arafat pa perkatesi partiake kishte paralajmeruar nga rreziku i copezimi te sherbimit te ndihmes se shpejte nga reforma e re dhe ne menyre demonstrative kishte dhene doreheqjen nga posti si nensekretar shteti.

Ne te vertete projektligji parashikon nje treg te lire per sherbimet e ndihmes se shpejte dhe urgjencat mjekesore. Shume rumune i frikesohen zgjerimit te shoqerise ekzistuese me dy klasa ne sherbimin mjekesor te korruptuar dhe druajne se sherbimet private te ndihmes se shpejte ne te ardhmen do te kujdesen vetem per pacientet e pasur. Doreheqja e Arafatit ishte shkendija per ndezjen e demonstrimeve ne te gjithe vendin dhe jo vetem per kritiket e reformes shendetesore. Megjithese projektligji u terhoq me urdher te presidentit protestat u zgjeruan.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Forme e pazakonte proteste ne Rumani - perleshje me forcat e rendit dhe vandalizma

Protesta te te pakenaqurve ndaj gjithe klases politike

Nderkohe demonstrimet pro-Arafat jane shnderruar ne nje vale protestash te te pakenaqurve - kunder presidentit dhe kursit te ashper te kursimeve te qeverise se kryeministrit Emil Boc por edhe kunder gjithe klases politike ne Rumani e cila per shume rumune eshte e paafte dhe e korruptuar.

Demonstrimet fillimisht paqesore me disa mijera pjesemarres u shkallezuan shpejt kur huligane futbolli te organizuar mire dhe te gatshem per dhune u perzien me turmen ne Bukuresht dhe u perleshen me policine dhe forcat e rendit ne rruge. Dyqanet u plackiten dhe iu vu zjarri shume njerez u lenduan. Vetem gjate fundjaves ne kryeqytetin rumun pati mbi 70 te lenduar nder te cilet shume police dhe gazetare.

Protesta politike ne kete forme eshte relativisht e pazakonte ne Rumani. Pas ktheses politike te pergjakshme ne 1989/1990 te gjitha qeverite ne Bukuresht jane perpjekur te zbusin pasojat shpesh te dhimbshme te reformave te domosdoshme. Rezultati ka qene nje qetesi relative ne shoqeri por edhe ngadalesimi i procesit te zhvillimit europian.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Akuza per stil autoritar drejtimi - Presidenti Basescu nje nga shkaqet e pakenaqesise

Korrupsion dhe paaftesi e sistemit te drejtesise

Sot pese vjet pas anetaresimit ne BE Rumania eshte e tronditur jo vetem nga pasojat e krizes globale financiare dhe ekonomike. Korrupsioni i cili vazhdon te jete ende mjaft i perhapur dhe paaftesia e drejtesise per ta luftuar ate por edhe zenkat e vazhdueshme mes partive politike kane forcuar pakenaqesine e shume qytetareve. Ketu shohet edhe pakenaqesia e shume rumuneve ndaj stilit gjithnje e me autoritar te drejtimit te presidentit.

Ne kete sfond ishte e qarte se politikanet e opozites social-liberale do te bashkoheshin me levizjen spontane te protestes. Ata kerkojne prej kohesh doreheqjen e Basescu-t dhe te gjithe qeverise. Por besueshmeria ndaj politikane te opozites eshte e vogel ne radhet e demonstruesve - zerat e protestes drejtohen edhe kunder tyre.

Kryeministri Emil Boc ka njoftuar nderkohe nje perpjekje te dyte per reformen ne shendetesi dhe ka perjashtuar kategorikisht privatizimin e sherbimeve te ndihmes se shpejte. Sherbimi i ngritur nga mjeku Raed Arafat do te mbetet i pandryshuar. Boc denoi cdo forme dhune dhe i beri thirrje te gjitha paleve ne protesta ta zgjidhin krizen me dialog. Por kjo thirrje vjen shume vone. Protesta te reja jane njoftuar te mbahen ditet e ardhshme.

Autor Robert Schwartz / E. Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›