Me gjithe ultimatumin Budapesti ne kurs perballjeje me BE-ne

Ne fakt ai eshte vene me shpatulla per muri por ne interviste Viktor Orbn i le te gjitha opsionet te hapura. fare do te beje ai nese Komisioni i BE-se hap vertet proces kunder Hungarise per shkeljen e pakteve te BE-se A do te jete ai i gatshem te ktheje mbrapsht ligjet e diskutueshme Po dhe jo eshte pergjigja e kryeminstrit hungarez Tema kryesore eshte ligji per rezervat bankare. Per te BE ka jo vetem pozicionim te vetin politik por edhe argumente ligjore. Argumente qe ne i pranojme keshtu qe une nuk shoh arsye per te mos e vleresuar kete fakt. Por ka edhe argumente qe jane larg ideve tona.
Mungese gatishmetie per te trajtuar te gjitha kritikat
Per kritikat e tjera te Komisionit te BE-se Orbn nuk eshte qe ne fillim i gatshem te diskutoje. Per shembull per reformen ne fushen e drejtesise. Mosha e pensionit per gjykatesit eshte ulur por pas dy vitesh do te ngrihet serish. Ne Bruksel ekziston droja se keto masa sherbejne per te larguar juristet e padeshiruar. Viktor Orban e komenton keshtu kete ligj Sa i perket gjykatesve BE nuk ka kompetenca. Kjo eshte nje ceshtje hungareze. Mosha e pensionit duket se eshte ne ceshtje e diskutueshme. Bashkimi Evropian eshte ai qe kerkon ligje transparente dhe te qarta per pensionet. Dhe te tilla jane ligjet ne Hungari.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Brukseli kritikon edhe emerimin e te ngarkuarit hungarez me mbrojtjen e te dhenaveEdhe kritika e Komisionit te BE-se per emerimin e te ngarkuarit te ri me mbrojtjen e te dhenave nuk eshte e drejte per kryeministrin hungarez. Ne ceshtje te tilla nuk pyetet per mendimin politik por per argumente te forta thote ai Ne temen e mbrojtjes se te dhenave kemi te bejme me nje vrime ne uje. Ne vjeshten e kaluar ne vendosem rregulla te reja per postin dhe kompetencat e te ngarkuarit me mbrojtjen e te dhenave. Ai qe mbante kete post ka protestuar disa here. Prandaj ne nuk e pyetem nese donte ta merrte serish kete post po emeruam nje tjeter. Ankesat do i sqarojme.
Dhenia e huave mund te kushtezohet
Si pasoje e nje procesi per shkeljen e pakteve Hungarise mund ti bllokohen parate e nevojshme per programet e BE-se. Para se gjithash rrezikohen bisedimet per nje program te perbashket disamiliardesh te BE-se dhe Fondit Monetar Nderkombetar te cilat sapo kane filluar si duhet. Hungaria mund te behet e paafte per te paguar maksimumi ne pranvere. fare pret Viktor Orbn nga strategjia e tij Ka mundesi qe ai te prese qe kerkesat e BE-se pas nje kontrolli te sakte juridik te formulohen me bute se ishin menduar fillimisht. Kete mendon te pakten studiuesi i shkencave politike Zoltan Kiszely Budapesti pret tani qe Komisioni te thote se paragrafi filan eshte ne kundershtim me pikepamjet tona per te drejten e komunitetit. Kjo ka ndodhur edhe me ligjin e mediave shume pika te tij jane kritikuar por Komisioni u ankua vetem per tri pika te cilat nuk jane ne perputhje me ligjet e BE-se per mediat audiovizuale. Dhe Budapesti i rishikoi menjehere keto tri pika.
Ne fund te fundit mendon Orbn Komisioni i BE-se eshte nje tiger prej letre kurse ai vete mund te marre me shume pike tek ithtaret e tij. Por kjo loje eshte shume e guximshme. Qeveria e ka humbur prej kohesh besimin nderkombetar dhe ne Hungari shume zgjedhes te zhgenjyer te 2010-s i jane larguar partise ne pushtet FIDESZ.
Autor Jrg Paas / Aida Cama
Redaktoi Elert Ajazaj