E Martë, 3 Nëntor 2026

Dimërimi i bletëve–Bletërritësit duhet të kenë kujdes për mbrojtjen nga lagështia

Bletërritësit e Qarkut Korçë tashmë kanë bërë gati bletët për dimërim.

Ata i kanë mbyllur ato në koshere ndërsa një kujdes i veçantë është treguar për trajtimin e sëmundjeve përpara këtij procesi, në mënyrë që kur të dalin nga dimërimi të jenë të pastra dhe të mos kenë humbje në mizë bën me dije, Kledian Kosturi, kryetar i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë.

Kosturi thotë se prodhimi i këtij viti ishte i mbarë.

Në Qarkun e Korçës numërohen 52 mijë familje blete ndërsa është Bashkia e Korçës dhe e Maliqit që ka numrin më të lartë të bletërritësve.

Gazetare: Gerlada Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›