Mbarështimi i të imtave – Blegtori që mori tokë me qira tokën për rritjen e deleve

55-vjeçari, Nardi Murataj është prej të paktëve blegtorë në zonën e Myzeqesë, që po mbarështon tufë të madhe me bagëti të imta.
Është nga Vlora, por duke parë perspektivën e blegtorisë në vitin 2004 u vendos në Levan të Fierit. Qysh atëherë, e gjithë familja merret me mbarështimin e të imtave. Shitjen e qumështit e ka të garantuar në fabrikat e përpunimit në zonë.
Për sigurimin e bazës ushqimore për bagëtitë ka marrë me qira rreth 30 ha tokë. Kostoja për të, thotë se është e lartë.
Ne zonën e Levanit dikur ka patur rreth 30 tufa me bagëti tregon blegtori, ndërsa sot numërohen 4 – 5 tufa.
/RTSH/