E Martë, 3 Nëntor 2026

“Dokumenti zyrtar dhe gjuha”, probleme të shumta gjuhësore në dokumentat zyrtare

Dokumentat zyrtare kanë një sërë problemesh në shkrimin e tyre, duke nisur nga përdorimi i fjalëve të huaja por edhe mosrespektimi i rregullave të drejtshkrimit.

Një gjë e tillë është vënë në dukje ditën e sotme gjatë një workshopi të zhvilluar në Universitetin “Fan Noli“ në Korçë në kuadër të javës së drejtshkrimit.

Sipas Prof. as. dr Elona Çeçe gjuha e administratës shikohet edhe si një mjet për edukimin e kombit prandaj duhet të funksionojë në standardin e duhur.

Ekspertët e gjuhës ngrenë shqetësimin e nivelit të ulët të përvetësimit të gjuhës shqipe në shkolla e universitete, çka reflektohet më pas edhe në dokumentat zyrtare nga punonjësit e administratës.

Është viti i dytë që Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë pranë Universitetit “Fan Noli“ organizon javën e drejtshkrimit.

Një vit më parë është kryer një takim me gazetarë për probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa këtë vit i është kushtuar rëndësi pikërisht gjuhës në dokumentat zyrtare.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›