E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimitri Medvedev “hapet” para studentëve amerikanë

Lideri rus përshëndeti “vendimin kurajoz” të Obamës për të hequr dorë nga mbrojtja antiraketë.

“Ne po mësojmë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kam provuar të vihem në vendin e tij dhe duhet ta them se ka qenë një vendim i vështirë. Është e vështirë të ndryshosh një vendim të marrë nga administrata e mëparshme kur bëhet fjalë për politikën e jashtme”, deklaroi Medvedev.
 
Gjatë një seance pyetje-përgjigje prej një ore me studentët, Medvedevit iu desh t'u përgjigjej temave nga më të ndryshmet, përfshi edhe të ardhmen e tij politike dhe politikën e jashtme ruse. 
     
Pyetja e një studenti zbuloi edhe një pjesë nga jeta sentimentale e liderit rus, se çfarë është më e rëndësishme për të në jetë.

"Dashuria, çfarë mund të jetë më e rëndësishme se kjo? Dashuria për familjen, për ata që na rrethojnë, është ajo që i jep kuptim jetës", siguroi Medvedevi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›