E Diel, 1 Nëntor 2026

Çavez: Në OKB tashmë një erë e re shprese

“Tashmë, pas ikjes së Bush-it, në Kombet e Bashkuara era e squfurit është zëvendësuar me erën e shpresës,”- deklaroi Chavez gjatë fjalës së tij. Kjo është konferenca e parë në OKB e presidentit venezuelian që pas deklaratës së famshme në të cilën e pati cilësuar ish-presidentin amerikan Bush si “djall”.

Presidenti Çavez mbajti një fjalim të gjatë, në të cilin përmendi edhe figurat e shkencëtarit hebre, Albert Ainshtajn dhe ideologut të majtë gjerman,  Karl Marks.

Gjithashtu kreu i shtetit amerikanojugor nuk harroi të ftonjë presidentin e ri amerikan, Barak Obama për një aleancë të re të përbërë sipas tij nga vlera reale. Presidenti i Venezuelës para pak kohësh e cilësoi presidentin Obama si një njeri inteligjent dhe se do të donte ta ndihmonte në misionin e tij të ri në krye të SHBA-ve.

Por Çavez nuk harroi t’i ftonte diplomatët amerikanë dhe europianë që të nxisin dialogun në Honduras mes ish-presidentit Zelaja dhe presidentit aktual Mikeleti.  

Zelaja u rrëzua nga pushteti pas një grushti shteti që u organizua nga gjeneral Mikeleti.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›