E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato/Januzi drejt Hanoverit

Ahmed Januzi pritet te beje nje hap te madh ne karriere gjate afatit kalimtar te janarit. Ai ka mundesi te mira qe karrieren ta vazhdoje ne eliten e futbollit gjerman. Sulmuesi vushtrrias ka zgjuar interesimin e skuadres gjermane Hanover lsquo96 ku luan edhe veterani shqiptar Altin Lala. Drejtuesit e klubit nga Bundesliga tashme i kane bere edhe oferte zyrtare ekipit ukrainas Vorskla per ti siguruar sherbimet e 23-vjecarit. Skuadra e Hanoverit eshte shume e interesuar qe te me transferoje gjate janarit. Klubi gjerman i ka bere oferte Vorsklas per mua dhe jane duke pritur pergjigjej - ka thene Januzi per Express. Ai eshte i bindur se drejtuesit e skuadres se Vorskla Poltaves nuk do te heqin dore lehte nga ai. Sipas Januzit klubi ukrainas kerkon rreth 1.5 milione euro per ta liruar gjate ketij dimri. Reprezentuesi i Shqiperise ne syte e klubit nga Bundesliga kishte rene pas paraqitjeve te shkelqyeshme qe kishte bere gjate ndeshjeve te zhvilluara ne fazen e grupeve te Evropa Liges. Loja ime i ka pelqyer shume trajnerit Mirko Slomka. Pas kesaj ata me kane vezhguar kunder Standard Liezh e Kopenhagenit si dhe ne disa ndeshje te kampionatit dhe kane vendosur qe te bejne perpjekje per transferimin tim ka theksuar shtatlarti. Januzi i cili karrieren e ka filluar te skuadra e Kosoves se Vushtrrise tregon se do te ishte shume i lumtur nese do te transferohej ne njeren nga ligat me te forta ne futbollin evropian sic eshte Bundesliga. Derisa Hanover po synon transferimin e Januzit ketij te fundit i eshte ofruar kontrate e re nga drejtuesit e Vorsklas. Sipas vushtrriasit udheheqesit e klubit i kane ofruar qe ta vazhdoje kontraten edhe per nje vit deri me 2015 me kushte te permiresuara financiare. Por Januzi shpreson qe transferimi ne Hanover te realizohet pasi do te kishte mundesi te mire qe te ngritet edhe me shume si futbollist. Mirepo nese Vorskla nuk arrin marreveshje me Hanoverin Januzit nuk do ti pengonte te vazhdonte qendrimin ne klubin nga qyteti i Poltaves aty edhe ku ka bere emer si futbollist. Viti 2011 per Januzin ishte i shkelqyeshem. Pervec paraqitjeve te mira qe pati ne kampionatin ukrainas dhe Evropa Lige ku realizoi 9 gola sulmuesi kosovar debutoi edhe me kombetaren A te Shqiperise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›