E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes e gjashta e gripit te derrit

Nje grua 51-vjecare nga Kukesi ka nderruar jete dje ne Tirane, pasi ishte prekur nga virusi A/H1N1, i njohur edhe si gripi i derrave. Lajmi u be i ditur nga burime te repartit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Mesohet se e ndjera vuante nga semundja e tuberkulozit si dhe nga kardiopati kronike. Ajo nderroi jete ne reanimacionin e Infektivit ne Tirane ku gjendej prej te premtes, ne gjendje kritike. Gruaja kuksiane qe ka gjetur vdekjen ne Tirane, shenon edhe rastin e gjashte te viktimave nga virusi i rrezikshem.
Alarmi
Rastet e fundit te vdekjeve nga gripi i derrit kane rritur alarmin tek institucionet shendetesore. Drejtori i ISHP (Instituti i Shendetit Publik), Alban Ylli, ka pohuar se tashme virusi i gripit te derrit dominon ne popullates ndaj duhet rritur vigjilenca per ta trajtuar ate ne kohe dhe sipas keshillave te mjekeve. "Jemi ne sezon gripi dhe rreziku nga gripi AH1N1 nuk ndryshon nga gripi stinor ndaj perserisim apelin qe popullata te rrise higjienen personale dhe te marre trajtimin e duhur sapo te shfaqe probleme shendetesore.
Mund te themi se ne si sistem shendetesor kemi rritur vigjilencen, po ndergjegjesojme mjeket per situaten e krijuar por duhet qe popullata ta marre seriozisht situaten dhe te mos neglizhoje shendetin", - ka pohuar drejtori i ISHP, Alban Ylli.
Virusi
Specialistet riperserisin se ka nje renie te fluksit te shtrimeve ne spital, dhe se kjo periudhe eshte maksimumi i rasteve qe ka agresivitete nga virusi AH1N1. drejtori i ISHP, Alban Ylli thote se ekziston nje mendim i pergjithshem i eksperteve se virusit i kane mbetur edhe 6 jave nga qarkullimi i tij por nuk dihet nese ai do te rikthehet serish tek ne.
Sipas te dhenave me te fundit nga ISHP, numri i pergjithshem i rasteve te konfirmuara me virusin A(H1N1) deri tani eshte 350 vete. Mosha e rasteve te prekura eshte nga 18 deri ne 58 vjec dhe shumica e rasteve jane konfirmuar ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›