Dimri gjallëron trevën e Gores

Si çdo here tjetër, edhe këtë vit, dimri ka gjallëruar jetën ne trevën e gores ne Kukës. Banore te 9 fshatrave gorane, por dhe shume emigrante kthehen për te marre pjese ne aktivitetet kulturore e sportive qe kane si synim tërheqjen sa me shume te turisteve. Ajo qe me shumti tërheq turistet është pista e skive ne Shishtavec, por edhe traditat folklorike te ruajtura me aq fanatizëm nga goranet, ku spikat një larmi veshjesh popullore. Treva e Gores shtrihet ne kufi me Kosovën, 1 mije metra mbi nivelin e detit dhe thuajse gjate gjithë dimrit është e izoluar, jo vetëm për shkak te bores por edhe rrugës se amortizuar, ne te cilën nuk është vene dore prej vitesh.
Shpërndaje