E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën dirigjimin e një femre

Nuk mund te jete here e pare qe një femër merr dirigjimin e një grupi koral si Suzana Turku, por ne rastin e Deniola Kurajas, ajo kthehet ne te paren shqiptare qe do te drejtoje orkestrën e operës për një premiere te tille. Është fjala për "Vejushën Gazmore", vepër e cila do te ngjitet ne teatrin e operës ne 23 dhjetor. Duke folur për sfidën, dirigjentja tregon thyerjen e tabusë qe do ta vendose atë përkrah emrave te tjerë te shqiptareve qe dirigjojnë një opere, edhe pse meshkuj ne pjesën me te madhe. Risi do te jete ne ketë premiere edhe ndryshimi i subjektit qe i është bere veprës se famshme me muzike te Franz Lehar, duke e shqiptarizuar atë. Për këtë është përgjegjës austriaku Kristian Papke, i cili nga regjia e një shfaqjeje teatrore kthehet ne Shqipëri me regjine e një opere. "Vejusha Gazmore" do te shfaqet ne skenën e teatrit te operës edhe ne ditën e Krishtlindjeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›